Kryertari i PD, Sali Berisha tha se, deklarata noteriale është hequr nga dosja e vetingut të Altin Troplinit! Berisha theksoi se, kjo tregon se si është bërë vetingu dhe se si ky është mbajtur peng.
Berisha: Dumani thoshte se ishte e ndërtuar, ishte kishë ku faleshin, dhe i bëheshin dhurata familjes së vjehrrit të tij.
E kuptoni tani?
Pra në vitin 2004, toka ishte arë, sipërfaqe e lirë, në pronësi të qytetarit Gëzim Çullhaj.
Për Altin Manekun, se këtu ia kalon edhe Irenës në disa aspekte, për Altin Manekun, është ndërtuar në vitin 2000 dhe është banuar që nga viti 2000.
Kjo tregon se çfarë vetingu është bërë dhe se si ky është mbajtur peng.
Tani, unë kam dokumente me vete, sigurisht.
Kjo është deklarata noteriale e vjehrrit të Altin Manekut, Altin Vilës.
Në deklaratën noteriale ata shkruajnë: Me anë të kësaj deklarate konfirmojmë se dhëndri ynë Altin Dumani nuk ka asnjë kontribut financiar në ndërtimin e kësaj shtëpie.
Ai është martuar me vajzën tonë Alketa Pango Dumani në janar të vitit 2003, kohë kur po përfundonte edhe kati i tretë i vilës Dumani dhe financat ishin siguruar.
Shtëpia ka filluar të banohet nga familja Pango që prej vitit 2000.
Do ua jap unë ju këtë dhe do ua dërgoj të gjitha.
Prisni tani.
Kjo deklaratë, që i duhej Altin Troplinit për të larë duart si Pilati në procesin e vetingut është dorëzuar në veting dhe është tërhequr dhe sot nuk e keni më në dosje dokumentin e mashtrimit.
Ky është vetingu.
Pra, është njëlloj sikur t’i heqësh dikujt një falsifikim, një mashtrim të turpshëm sepse kjo deklaratë rrëzon gjithçka.
Ja ku e keni me vulë, ja ku e keni me të gjitha.
Gazeta RD