Tre dështimet që morën me vete propagandën e Ramës!

Nga Belind KELLIÇI

Duke mbuluar faktet dhe realitetin me propagandë, me fushata mburrjesh e mashtrimesh, Edi Rama fiton ndoshta pak kohë, por aferat do të nxjerrin krye herët a vonë.

‘Durrës Marina’ tregoi këto ditë themelet e saj korruptive e klienteliste, duke u zhytur me 30 centimetra. Nisi pa transparencë, pa konslutë, u nda një prej pasurive më të mëdha të vendit me mikun e Edi Ramës dhe ja ku jemi sot.

Propaganda që na rrokanisi kokën se do të kemi aty një Dubai modern ra dhe në fakt kemi ndërtime jo cilësore, me paratë e shqiptarëve që kanë parapaguar dhe aspak një investim serioz 2 miliardë euro siç u premtua. Ndërkohë, nuk kemi as port!!!

Aeroporti në Vlorë, daulle propagandistike disa vjeçare. Rrahu gjoksin Edi Rama shumë kohë. Pamjet sot ku një aksioner bllokon një tjetër dhe ku dhjetra makina e punëtorë nuk lejohen të futen në objekt flasin të vërtetën e kësaj sipërmarrje, që është një aferë e Edi Ramës, pa transparencë, pa konsultë, pa ekspertizë dhe duke mos dëgjuar e injoruar shumë kontestime ekspertësh. Nuk kemi të bëjmë me një grevë siç mund të duket. Por me përplasje interesash financiare. Për shkak se është një aferë, është e lehtë që të dalin të tilla probleme, ku dikush kërkon të imponohet. Dhe ai që imponohet është ai që ka qeverinë në krah.

Propaganda e Edi Ramës thotë se jemi pararoja e Europës në teknologji dhe se qeverisjen digjitale na e kanë zili kudo. Pra mburret me produktin e atij që zyrtarisht njihet si grup i strukturual kriminal, vendosur nën akuzë nga SPAK.

U bë pothuajse një vit që bizneset dhe operatorët që kanë punë me e-Albania, ankohen se nuk marrin shërbime bazike, se platforma nuk funksionon. 3 ditë më parë u mbyll për t’u rregulluar. Sot rifilloi, por ka dhjetra e qidra raportime ku qytetarët ankohen se nuk po shkarkojnë dot faturat, se nuk veprojnë dot, nuk bëjnë dot punët që lidhen me shtetin, përmes e-Albania.

Një tjetër rënië spektakolare e propagandës.

Sa më e madhe mburrja, aq më e madhe afera.

Lakrat e punëve që ngjizen në abuzim, nuk vonojnë të dalin.

Shqiptarët nuk mashtrohen më nga një kryeministër i korruptuar deri në palcë!

About Redaksia

Check Also

Heronjtë e fëmijëve tanë që adoptoi mafiozja Yuri Kim…

Nga Adriana KALAJA Si mund t’i shpjegosh një çifti të ri që nuk blen dot …