Paralizohet autostrada Tiranë-Elbasan, radhë kilometrike automjetesh

Trafik i rënduar me radhë të gjata automjetesh është regjistruar pasditen e kësaj të marte në autostradën Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar bllokim pothuajse total të qarkullimit.

Sipas raportimeve, automjetet kanë mbetur të bllokuara për më shumë se dy orë, ndërsa lëvizja ka qenë thuajse e pamundur.

Mësohet se kolona e mjeteve me tre rreshta shtrihet nga dalja e tunelit deri pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, duke krijuar vështirësi të mëdha për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët.

Deri në këto momente nuk ka ende një informacion zyrtar mbi shkakun e bllokimit të aksit, ndërsa drejtuesit e automjeteve vijojnë të presin në trafik prej orësh.

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …