Berisha: Ne zgjeruam penetrimin e internetit dhe u bëmë vendi i parë në botë me platformën dixhitale për prokurimet publike

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në prezantimin e Departamentit të Al (Inteligjencës Artificiale) u shpreh se, ne zgjeruam penetrimin e internetit dhe u bëmë vendi i parë në botë me platformën dixhitale për prokurimet publike.

Berisha tha se, so ot transparenca e prokurimeve publike nga 80 pikë që vlerësohej në vitet 2010-2013, ka zbritur në 65 pikë në vitin 2026.

Berisha: Do t’u jap një shembull.

Në vitin 2005, Shqipëria kishte penetrimin e internetit 4.9 përqind.

Dhe shpallëm si objektiv Shqipërinë dixhitale.

Mediat qeshin me titullin. Të tjerët shihnin me skepticizëm.

U emërua një ministër, ç’është e vërteta, ministër për teknologjinë dixhitale dhe shoqërinë e informacionit, Genc Pollo.

Më pyeti Genc Pollo, ishte historian, por ishte edhe politikan, më pyeti, pse më emërove në këtë post.

I them unë sepse Shqipëria dixhitale është absolutisht një nga objektivat më absolute të miat dhe të qeverisë.

Dhe Genc Pollo me përkushtim të madh, por edhe me vizion, me një epik të vogël, ia doli që penetrimin e internetit në Shqipëri ta arrijë nga 4.9 përqind në 63 përqind.

Mesatarja evropiane ishte 3 përqind më e lartë se kjo.

Por pati një fushë ku ne u bëmë të parët në botë.

Dhe kjo ishte fusha e prokurimeve publike. Shqipëria u bë vendi i parë në botë që përdori platformën dixhitale në prokurimet publike, përveç blerjeve të vogla.

Dhe në një tryezë në Bruksel, me një profesor të shkëlqyer gjerman që kishte themeluar Transparency International, u thotë të pranishmëve, kjo që kanë bërë këta ka qenë një vullnet i hekurt sepse këtu në Evropë të gjithë të tjerët mund ta bënin para tyre, por nuk e ka bërë asnjëri sepse duan të kontrollojnë prokurimet.

Dhe ajo solli që, sot ky sistem ekziston, por në tre vitet e para gjer në vitin 2013, ky sistem i cili u vlerësua nga OKB, u certifikua, dhe Shqipëria u nderua me çmimin e dytë të kësaj organizate për transparencën.

Sot transparenca e prokurimeve publike nga 80 pikë që vlerësohej në vitet 2010-2013, ka zbritur në 65 pikë në vitin 2026.

Pra, përveç kësaj, dua t’u rikujtoj tre të rinj shqiptarë në atë periudhë punojnë vetë dhe përgatisin platformën e kadastrës dixhitale. Një platformë jashtëzakonisht e rëndësishme, themelore.

Banka Botërore fillimisht me skepticizëm absolut ndaj tyre, por kur solli specialistët dhe u ndalën mbi të, Banka Botërore e certifikoi atë dhe filloi të organizojë seminarë me këta ekspertë, që sot nuk e di se ku janë, për platformën e tyre.

Të gjitha këto që u thashë ishin guxim jashtë nivelit të përgjithshëm teknologjik të Shqipërisë.

Por dëshmojnë se përpjekja për vënien e saj në shërbim të qytetarëve, në shërbim të njeriut, është domosdoshmëria më e madhe, është përgjegjësi kryesore e atyre që drejtojnë dhe atyre që punojnë në fusha të ndryshme.

About Redaksia

Check Also

Garo prezanton Departamentin e Inovacionit dhe AI në PD: Bota po ndryshon me shpejtësi

Zëdhënësja e PD, Floriana Garo ka prezantuar pasditen e sotme Departamentin e Inovacionit dhe AI, …