Vata: Sistemi i kanalizimeve 10 milionë euro në Dibër skemë e dyshuar favorizimi në prokurimin publik

Deputetja e PD, Denisa Vata thotëse qeverisja e Edi Ramës është nën sulm për përdorimin e mekanizmave të blerjes së votave në prag të zgjedhjeve vendore, duke e akuzuar atë se përmes tenderëve publikë po synon të mbajë pushtetin me çdo kusht.

Sipas saj, një nga rastet që ngre dyshime serioze është tenderi për “Ndërtimin e sistemit të kanalizimeve të qytetit Peshkopi, në Bashkinë Dibër”, me fond limit mbi 10 milion euro pa TVSH, i cili është shoqëruar me kritere kufizuese dhe në kundërshtim me ligjin për prokurimin publik.

Vata theksoi se nga analiza e dokumentacionit rezulton se autoriteti kontraktor ka vendosur kushte që cenojnë konkurrencën e lirë, barazinë në garë dhe proporcionalitetin, duke krijuar premisa për favorizim të operatorëve të caktuar ekonomikë.

Deklarata 

Zgjedhjet vendore po afrojnë dhe qeverisja e Edi Ramës është nën sulm për vënien në punë të mekanizmave të blerjes së votave. Qeveria ka bërë gati tenderin e radhës, përmes të cilit kërkon të mbajë me çdo kusht pushtetin e saj të korruptuar dhe kriminal në Dibër.
Tenderi që do të trajtojmë sot është “Ndërtimi i sistemit të kanalizimeve të qytetit Peshkopi, në Bashkinë Dibër”, me fond limit mbi 10 milion euro pa TVSH, I cili ngre dyshime serioze për vendosje kriteresh kufizuese dhe në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik.
Nga analiza juridike e dokumentacionit rezulton se Autoriteti Kontraktor, SHOQËRIA RAJONALE UJËSJELLËS-KANALIZIME-DIBËR SH.A, ka vendosur një sërë kriteresh që sipas operatorëve të tregut, cenojnë konkurrencën e lirë, proporcionalitetin dhe barazinë në garë, duke kopjuar dispozita shabllon por njëkohësisht duke krijuar premisa të forta për favorizim të operatorëve të caktuar ekonomikë.
Ndër problematikat më të rënda të konstatuara janë:
* kërkesa për xhiro vjetore në vlerën e plotë të fondit limit, pra mbi 1 miliard lekë;
* eksperienca të ngjashme deri në 20 milion euro;
* numër tepër i lartë licencash teknike të kërkuara;
* detyrimi që i gjithë stafi inxhinierik të jetë pjesë e licencës së shoqërisë;
* dokumentacion administrativ i tepruar për provimin e eksperiencës.

Këto kritere tejkalojnë nevojat reale të kontratës dhe mbi të gjitha krijojnë barriera artificiale për pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë në garë.
Ligji “Për Prokurimin Publik” përcakton qartë se kriteret duhet të jenë të lidhura dhe proporcionale me objektin e kontratës.
Në këtë rast, kemi të bëjmë me kritere të cilat praktikisht favorizojne kompani të mëdha të para pozicionuara dhe rendon ndjeshëm konkurrencën reale në tender.
Përdorimi i kufijve maksimalë ligjorë pa argumentim konkret teknik apo analizë tregu krijojnë dyshime të forta se procedura është ndërtuar me kritere të paracaktuara dhe jo mbi bazën e një gare të hapur e të ndershme.
Qytetarët e Dibrës dhe të gjithë Shqipërisë meritojnë transparencë, konkurrencë të ndershme dhe investime publike që i shërbejnë interesit të përbashkët, jo skemave korruptive të pushtetit të Edi Rames.
Ne emër të Partia Demokratike, garantoj çdo qytetar dibran se nuk do të lejojmë që taksat e tyre të përdoren si plaçkë korrupsioni nga oborrtarët e pushtetit.
I bëj thirrje bizneseve të distancohen nga këto praktika korruptive dhe të mos bëhen instrument kriminal në shërbim të pushtetit të Edi Rames.
Ne do të mbledhim çdo provë, do t’i ndjekim deri në fund këto raste dhe do t’u drejtohemi organeve të drejtësisë, në mënyrë që çdo përgjegjës për këtë skemë të japë llogari para ligjit dhe para qytetarëve.

About Redaksia

Check Also

Denoncimi i qytetarit: Pjerin Ndreu po na zapton pronën private!

Një qytetar nga zona e Dajçit në Lezhë ka denoncuar Bashkinë Lezhë, pasi strukturat e …