Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit/ Berisha: 500 milioni euro janë një gjobë e tmerrshme për shqiptarët

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se, çështja e Aeroportit të Vlorës po shkon drejt arbitrazhit, duke paralajmëruar një kosto prej të paktën 500 milionë eurosh për shtetin shqiptar.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama, ish-zv.kryeministren Belinda Balluku dhe Taulant Ballën se po ndërhyjnë për të larguar investitorin aktual dhe për t’ia kaluar aksionet një grupi tjetër biznesi.

Klajdi Bodlli, SYRI TV: Zoti Berisha, Rama kërkon t’ia marri Pacollit për t’ia dhënë ndonjë biznesmeni tjetër apo për ta menaxhuar qeveria?

Sali Berisha: Tani këtu del shumë qartë. Ai biznesmeni tjetër, në qoftë se ju bëni një analizë gjenetike, ai del kloni i Taulant Ballës.
Shkoni merrni intervistën e tij dhe në mënyrë absolute ai zotëria ishte sikur të dëgjonit Taulantin. Pra, janë të tre këta. Edhe Lubia, edhe Rama, edhe Taulanti, në këtë.
Pra, kanë gjetur, nuk duhet të hyjmë ne, po fakti që dora e zezë e shtetit hyn, i jep çdo mbështetje paditësit në arbitrazh dhe kudo kundër Shqipërisë.
Paditësi nuk duhet të padiste Shqipërinë, duhet të padiste ortakun. Edhe të shkonin në arbitrazh ta zgjidhnin me ortakun. Po çfarë punë ka shteti? Që të marrë tani t’i japë lehtësimin më të madh atij.
A ju kujtohet? Siç bëri së bashku me Veliajn me Agon Channel. Të njëjtën gjë. E demonizuan, e shanë, e bënë dhe ai për të gjitha këto mori 120 milionë euro. Po ky është investim më i madh, nuk është investimi i një televizioni siç ishte Agon.
Unë nuk them kurrë se është 300, se ia them haptas, po ato i nxjerrin ata që bëjnë llogaritë. Por investimi është shumë më i madh.
Kështu që ju siguroj që do shkojë të paktën 500 milionë euro. Dhe këto vetëm që Lubi Balluku, Edi Rama dhe Taulanti që e kishin si vëlla, të marrin aksionet e turkut.
Këto janë historira të turpshme.
Po problemi është se gjysmë miliardi euro për shqiptarët është një gjobë e tmerrshme.
Faleminderit, mirupafshim!

About Redaksia

Check Also

Përplasja në aeroportin e Vlorës/ Berisha: Ka dorë Edi Rama, kërkon të marrë 10 milionë euroshin çdo vit!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një prononcim për mediat, jashtë Kuvendit u shpreh se, situata që po …