Gjekmarkaj në Parlamentin e Austrisë: Integrimi europian një proces i bazuar mbi meritën dhe standardet demokratike

Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj, në vijim të vizitës zyrtare në Parlamentin e Austrisë, zhvilloi një takim me kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Austri–Shqipëri, Michael Hammer, si edhe me anëtarë të këtij grupi parlamentar.

Gjatë takimit, Gjekmarkaj falënderoi z. Hammer dhe deputetët austriakë për kontributin e tyre në forcimin e miqësisë mes dy popujve dhe parlamenteve, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Shqipërisë në proceset demokratike dhe integrimin europian.

Ai theksoi se integrimi europian duhet të mbetet një proces i bazuar mbi meritën, standardet demokratike dhe shtetin e së drejtës, e jo thjesht mbi konsiderata gjeopolitike.

Nënkryetari i Parlamentit ndau gjithashtu shqetësimin lidhur me zgjedhjet e 11 majit, problematikat e evidentuara edhe në raportin e OSBE/ODIHR-it, nevojën për më shumë hapësira demokratike për opozitën në jetën institucionale shqiptare, si dhe fenomenin e rrezikshëm të unifikimit të partisë me shtetin.

Po ashtu, ai përcolli përshëndetjet e liderit të opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vasili: Drejtësi rrugaçësh! Meta në kafaz ndërsa Beqaj në sallë në krah të avokatit

Ish-ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër pas standardeve të dyfishta në praktikën e …