Arben SHAHINI
Çfarë ndodhi përpara se të shpallej publikisht protesta e studentëve në Shkup?
Me 12 maj, ish-minisri i Mbrojtjes së Shqipërisë dhe sot deputet i Ramës në parlamentin shqiptar, Pirro Vengu shkoi në Tetovë të Maqedonisë së Veriut ku u takua me Ali Ahmetin, drejtuesin e BDI. Në takim Ali Ahmetit mori një mesazh nga Rama.
Me 13 maj, Pirro Vengu takohet me një grup studentësh shqiptarë në Maqedoniën e Veriut. Po me 13 maj studentët shpallën se do të organizojnë një protestë në Shkup me 18 maj.
Lidhur me protestën e tyre për zhvillimin e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, Vengu deklaron në takimin me studentët se “Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kërkojnë standarde evropiane, jo privilegje”.
Pas këtij sinkronizimi politik të Ramës me Ahmetin për organizimin e protestës në Shkup erdhën edhe deklaratat e Ambasadorit të Ramës në Shkup ku mbështeste protestat. e studentëve.
Gjoja Denioni i kishte bërë deklaratat me mendjen e tij pa ditur gjë Rama, prandaj, ai pasi mori një shuplakë të fortë nga partnerët e shkarkoi Denionin e shkretë.
Me 18 maj studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut protestuan në Shkup për dhënien e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut duke kuptuar se kemi të bëjmë jo me një protestë për të zgjidhur problemet e tyre, por me një hall politik të Ramës, e mbështetën atë në mënyrë modeste me rreth 2 mijë protestues.
Që studentët shqiptarë duhet të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre kjo është një e drejtë e pamohueshme, po përse Rama e organizoi protestën tani dhe jo një vit apo dy vite më parë ku përqafohej me Zaevin si vëlla?
Pas Ramës edhe Vuçiç organizon protestë në Maqedoninë e Veriut
Të shtunën më datë 23 maj para konsullatës së Serbisë në Kumanovë do të mblidhen simpatizantë të Vuçiqit. Thirrje për tubim dhe mbështetje madhështore të politikave të Aleksandar Vuçiqit janë dërguar përmes rrjeteve sociale dhe në qendër të Kumanovës.
Të jetë rastësi ky kordinim në organizmin e protestave nga Rama dhe Vuçiç në Maqedoninë e Veriuit?
A po punojnë ata sëbashku për llogari të Moskës për të shfaqur veten si faktor politik që mund të cënojë stabilitetin e rajonit?
Ata janë në sinkron të plotë mes tyre duke luajtur me zjarrin.
Gazeta RD