Xhaferri: 34 viktima në rrugë, Shqipëria po përjeton bilanc lufte!

Deputeti i PD, Besart Xhaferri, tha se situata e aksidenteve rrugore në vend është kthyer në një emergjencë kombëtare, ndërsa akuzoi institucionet përgjegjëse për mungesë reagimi dhe dështim në garantimin e sigurisë në rrugë.

Duke reaguar pas aksidentit tragjik të ndodhur në Shkodër, Xhaferri u shpreh se problematika nuk lidhet me mjetet apo monopatinat, por me drejtuesit e papërgjegjshëm që lëvizin lirshëm në rrugët e vendit pa u ndëshkuar.

Sipas deputetit, numri i viktimave në aksidentet rrugore është alarmant dhe përbën një “bilanc lufte”, ndërsa theksoi se me ardhjen e Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit janë regjistruar dhjetëra jetë të humbura në rrugë.

“34 viktima nga aksidentet, nuk po vrasin monopatinat por kamikazët që blejnë të plotfuqishimin e zonës!

Sot në Shkodër kamikazi i radhës, duke drejtuar mjetin si Nikoll Radaçi i Durrësit, shënoi tragjedinë e radhës, ndërkohë që me ardhjen e Skënder Hitës në krye të Policisë së

Shtetit janë 34 jetë të humbura në aksidentet rrugore.

Kjo nuk është statistikë, dreqi ta hajë, por është bilanc lufte, dhe asnjë prej nesh nuk ka imunitet nga kamikazët në timon që lëvizin lirshëm në rrugët e vendit.

Ne duhet të marrim masa dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se gjobat mbushin arkën e shtetit por nuk shpëtojnë jetë”, tha Xhaferri.

About Redaksia

Check Also

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në 2026-2027, çmimet do të rriten!

Komisioni Europian në raportin e fundit të pranverës parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë pritet …