Zhupa: Saranda është kthyer në Palermo të viteve ’90

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka ngritur nga foltorja e Kuvendit alarmin mbi sigurinë dhe rendin në Sarandë.

Ajo tha se drejtori i Policisë bashkëpunon me krimin, duke iu referuar rastit të ndërtimit pa leje.

Zhupa tha se kreu i Inspektoratit është arratisur.

“I gjithë Kuvendi e njeh dhe e ka përcjellë përmes mediave gjendjen e rëndë kriminale në Sarandë. U arrestua një shef komisariati dhe disa pjesëtarë të komisariatit, por ky parlament bën sikur nuk dinte asgjë.

Raporti i Prokurorit të Përgjithshëm ka thënë se vendi me kriminalitetin më të lartë është Saranda. Po çfarë masash morët ju? Jo se ishte patronazhisti.

A mund t’ju informoj juve se drejtori i Policisë Bashkiake atje është një i shkarkuar dhe akuzuar për korrupsion?! Drejtori i Inspektoratit ka ikur në drejtim të paditur. Shkoi ministri dhe i mori në krah këta njerëz. Ata e kanë kthyer Sarandën në një skemë krimi të ngjashëm si Palermon e viteve 90”, tha ajo.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Mazhoranca e Ramës këto 10 vite bllokoi integrimin e Shqipërisë!

Propozimi më i fundit i Gjermanisë për integrimin gradual të vendeve të Ballkanit Perëndimor në …