Berisha: Raporti IBAR i majit ka ndryshime të forta që nga liria e medias te grabitja e pronave dhe të drejtat e pakicave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Raporti IBAR i majit ka ndryshime të forta që nga liria e medias te grabitja e pronave dhe të drejtat e pakicave.

Berisha: Direktivë anti SLAPP. Përafrim i shpejtë.
Në shkurt kërkohej përafrim i plotë me direktivën, e cila mbron gazetarët nga paditë e pafundme.
A e dini ju?
Sigurisht nuk keni nga ta dini se censura nuk e lejon, por në vitet 2005-2013, administrata shtetërore nuk lejohej të paraqiste asnjë padi ndaj gazetarëve për çfarëdo që të shkruanin ata, me kushtin e vetëm që ata të botonin përgënjeshtrimin e personit apo institucionit.
Ka pasur dy raste kur nuk është respektuar kjo, inatçorë të mëdhenj punonjësit, dhe atyre iu është kërkuar të dorëzojnë detyrën dhe të shkojnë të vazhdojnë padinë me gazetarin.
Asnjë rast tjetër. Ky ishte qëndrimi i PD ndaj gazetarëve. Ndalohej padia ndaj tyre. Ndalohej kërkesa e burimit të informacionit dhe u garantoj se përsëri ajo do jetë në fuqi.
Në maj kërkohet përafrim i plotë dhe i shpejtë me direktivat e BE.
Pra, një qëndrim tjetër ndaj mizogenit, ndaj armikut të vërtetë të medieve që është Edi Rama.
Tani shihini vetë, të gjitha këto të shtuara.
Siguria e gazetarëve, pikat e kontaktit. Thuhet masa të përgjithshme për sigurinë e gazetarëve.
Në maj kërkohen pika kontakti të caktuara brenda policisë dhe prokurorisë për zbatimin e masave të sigurisë.
Këto në mbrojtje të gazetarëve. Imagjinoni, edhe këto që i iteresojnë direkt gazetarëve, mediat e qeverisë i censurojnë.
Policia dhe prokuroria caktohen si organe përgjegjëse ndaj persekutimit apo ndjekjes së gazetarëve.
Ndikim disproporcional- pakicat dhe zonat bregdetare.
Asnjë fjalë këtu për pakicat dhe grabitjen e pronave të tyre.
Në maj, ka ndikim proporcional në zonat ku banon numri i madh i personave të pakicave kombëtare, në zonat me vlerë të lartë ekonomike dhe në zonat bregdetare.
Me një fjalë denoncon një tendencë për plaçkitjen e pronave të minoritarëve sepse ata kanë ikur dhe ikin. Kurse këta kanë bërë mijëra falsifikime me AKSHI-n në regjistrat kadastralë.
Afati. Në shkurt vetëm qëllime të ndërmjetme.
Kurse në maj kërkohet demonstrimi i progresit të prekshëm në rritje deri në tremujorin e vitit 2027 për regjistrimin e parë të pronave. Është shtuar, nuk ka ekzistuar askund.
Afat specifik ndërmjetës midis qëllimeve ekzistuese dhe monitorim i rreptë, premton raporti.
Shpronësimet, kompensim i drejtë.
Nuk përmendet fare në shkurt, nuk ekziston ky qëllim për shkurtin. COELA, në pozicionin e përbashkët që paraqitet në Këshillin e Ministrave, kërkon që shpronësimet në emër të interesit publik të shoqërohen me kompensime të drejta për pronarët e ligjshëm.
Kërkohet klasifikim i qartë i pronave dhe jo arbitraritet siç bën Edi Rama.
Me një fjalë, kanë shprehur një shqetësim të madh me abuzimet me pronat në Shqipëri, sidomos në zonat bregdetare.
Të tjerat.
Arsimi në gjuhën e pakicave. Nuk përmendet fare. Një kusht i domosdoshëm i konventave ndërkombëtare që ka firmosur Shqipëria dhe që i zbatonte. Ka bërë 13 vizita në Shqipëri ish-ministri i jashtëm i Holandës, komisioner i OSBE për arsimin e pakicave dhe ka konkluduar se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kriteret për arsimin e pakicave.
Kanë bërë regres këta, kanë mbyllur shkollat, nuk kanë mësues.
Qasje në arsimin në gjuhët e pakicave duhet garantuar pa parakushte shtese ose interpretime tepër strikte të pragut të popullsisë.
Shumë e drejtë, se kjo është një mënyrë shpopullimi.
Dhe kjo do të thotë se edhe në reformën që do bëhet dhe të gjitha zhvillimet, Shqipëria duhet të ketë parasysh të drejtat e pakicave.

About Redaksia

Check Also

IBAR kërkon që Shqipëria të trajtojë sektorin e pasurive të paluajtshme dhe industrisë së ndërtimit si pasojë e korrupsionit

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, IBAR kërkon që Shqipëria të trajtojë sektorin e …