Zjarri i pak ditëve më parë në tregun e fruta-perimeve, i njohur në gjuhën popullore si “Markata e Lushnjës”, njeri ndër tregjet qendrore të qytetit jugor, e ka ndaluar tashmë aktivitetin dhe ka detyruar tregtarët që t’i përballojnë vetë dëmet e pësuara. Pa sigurim financiar, rikthimi në normalitet do të mbetet i vështirë për pesëdhjetë subjektet e prekura. Rreth 10,000 subjekte të tilla, në mbi 200 tregje të mëdha, private dhe publike, tregje pakice dhe shumice, fruta-perimesh, blegtorale apo industriale, me përqëndrim të lartë subjektesh të vogla në mbi 70 qytete të Shqipërisë, janë po njësoj të pambrojtur financiarisht si tregtarët e “Markatos së Lushnjes”.
Arsyeja: këto tregje janë ende të pasiguruara financiarisht. Një ngjarje sado e vogël, aksidentale apo gjithfarësh, mbart rrezikun që të përshkallëzohet në terma ekonomikë në një dramë sociale dhe ekonomike për atë qytet. Pa një sigurim financiar, rikthimi në aktivitetin normal për të paktën 10 mijë subjekte të vogla tregtare do të ishte në kufijtë e së pamundurës. Këto radhë e vendosin theksin te thirrja dhe nevoja e ngutshme për sigurim financiar të këtyre tregjeve.
Çfarë përfiton një treg i madh i siguruar?
Me çmim sigurimi 1 euro për metër katror, tregje të përmasave të mëdha, me përqëndrim, (marrim shembull 2 mijë metra katrorë sipërfaqe) do të kishin mundësi të përfitonin deri në 1 milion euro kompensim nga siguruesi për dëmet aksidentale në pronë. Ky është sigurimi i parë që u nevojitet: sigurimi i pronës së biznesit. Një sigurim i tillë mund të kryhet individualisht nga subjektet e vogla ose në mënyrë kolektive, të përfaqësuar nga administrator i tregut. Individualisht sigurohet proporcionalisht prona e mjedisit ku ushtrohet aktiviteti. Kolektivisht, kur administratori është bashkia, sigurohet prona tërësore ku ushtrohet veprimtaria. Për një treg 2 mijë metra katrorë sipërfaqe sigurimi bazë i pronës kushton vetëm 2 mijë euro në vit dhe, sipas parimit që shuma e sigurimit përfaqëson 0.2% të limitit të mbulimit, sigurimi garanton deri në 1 milion euro dëmshpërblim në rast dëmi aksidental nga zjarri. Me kërkesë të klientit, individ ose administrator tregu, mund të shtohen edhe rreziqe të tjera shtesë në mbulim. Këtu, si rreziqe shtesë që mund të shtohen në mbulim përfshihen edhe aktet keqdashëse, të cilat kërkojnë disa kushte shtesë që ndërmerren nga subjektet dhe aplikohet një përllogaritje e re e çmimit të marrjes në sigurim, ndjeshëm më e lartë.
Për 2 mijë euro të tjera në vit, tregjet e mëdha mund të sigurojnë limitin e përgjegjësisë civile deri në 1 milion euro. Kjo do të thotë se për çdo dëm të shkaktuar si pasojë e aktivitetit tregtar brenda tregjeve të mëdha, qofshin private ose publike, shumicë apo pakicë, fruta-perime, blegtorale apo industriale, deri në 1 milionë euro përgjegjësi financiare ndaj të tretëve garantohen nga kompania e sigurimeve. Një shembull ilustrues: nëse zjarri aksidental në treg djeg dhe mjedise të tjera jashtë tregut, banesa, automjete, biznese, deri në 1 milionë euro dëmshpërblime totale mbulohen nga kompania e sigurimeve.
Të dy këto sigurime, sigurimi i pronës dhe i përgjegjësisë, mund të kryhen si individualisht nga subjektet e vogla tregtare, edhe kolektivisht, në nivel administratori të mjedisit të madh tregtar.
Individualisht, secili prej subjekteve të vogla, mund të kryejë edhe një sigurim tjetër. Secili subjekt që ka regjistër hyrje-daljesh të rregullta, mund të siguronte edhe inventarin e mallit për t’u kompesuar për dëmet aksidentale në mallin që tregton. Kjo do të thotë se për 100 euro sigurim të inventarit në vit, vlera e mallit të dëmtuar deri në 50 mijë euro në rast dëmi mbulohet nga siguruesi. Raporti i përfitimit 1 me 500.
Limitet e mbulimit për tregjet e mëdha?
Kompani si SIGAL, të risiguruara në tregun ndërkombëtar me partnerë si Hannover Re, e vlerësuar AA nga Standard and Poors, lider global ne sektor, mund të garantojnë mbulim dëmesh deri në vlerën 70 milionë euro. Risigurimi në liderë globalë kompanive si SIGAL u garanton fuqinë paguese të çdokohshme, shpejtësinë në dëmshpërblim dhe kapacitetet teknike si dhe standardet e veprimit të niveleve më të larta botërore për menaxhimin e dëmeve.
Sipas të dhënave zyrtare nga AMF, kompania SIGAL, në një industri me 8 kompani të ndryshme si ajo e sigurimeve të jojetës, pagoi thuajse 1 në 2 dëme të siguruara në pronë përgjatë vitit 2025. Rreth 6 milionë euro dëme në pronë janë paguar nga kompania në dy vitet e fundit. 15 milionë euro dëme në pronë u paguan nga SIGAL Insurance Group në dy vitet e fundit në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoni të Veriut.
Gazeta RD