Berisha-Ramës: Je një kufomë politike, fundin e ke të shpejtë!

Kryetari i PD, Sali Berisha iu drejtua Ramës se, je një kufomë politike, fundin e ke të shpejtë! Berisha tha se, siç votuam të lirë sot, do votojnë shqiptarët nesër, ky është betimi ynë!

Berisha: Miq, u përballëm me një diktaturë autoritare, e cila shpërbëri zgjedhjet.

E cila ngërtheu, korruptoi mediat dhe gjuhën shqipe, gjuhën më të bukur, me mashtrimet, me trillimet e përdorura në propagandën e saj.

Por ja ku jemi.

Me votën tonë, siç votuam të lirë sot, do votojnë shqiptarët nesër.

Ky është betimi ynë.

Ndaj dhe Edi Rama, dije mirë se për këtë ushtri 40-mijëshe, ti ke zero legjitimitet.

Se ti kudo që të shkosh, edhe në hënë dhe prapa diellit, shkon një hajdut i shpërfytyruar.

Shkon një sharlatan.

Shkon njeri pa legjitimitet.

Ndaj dhe do trajtohesh i tillë deri ditën e largimit tënd nga pushteti.

Parti e votës së lirë.

Mendove se me 11 maj fitove.

Buzëqeshjen ta ngrimë muaj më parë dhe prej muajsh kalon nga skena në skenë gjysmë meit, gjysmë i gjallë. Kufomë politike!

Ndaj dhe fundin e ke të shpejtë!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Demokratët sot votuan për një PD të ripërtërirë, të modernizuar dhe më të vendosur se kurrë në misionin e saj!

Kryetari I PD, Sali Berisha tha se, demokratët sot votuan për një PD të ripërtërirë, …