Referendumi i votëbesimit për Berishën/ Ivi Kaso: Në të gjithë qendrat ka masivitet…

Deputeti i PD, Ivi Kaso i cili është dhe anëtar i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD, deklaroi se procesi i votimit po vijon normalisht pa asnjë problematikë.

Nga selia e PD ku votoi për referendumin e votëbesimit Ivi Kaso deklaroi se rezultati paraprak do të jepet pak pasi të mbyllen QV ora 18:00 ndërsa rezultati përfundimtar do të konsiderohet i tillë kur kutitë me materiale të votimit do të paraqiten fizikisht në selinë e PD-së së bashku me procesverbalet

Kaso: Proces i qetë që ka nisur në të gjithë vendin pa asnjë problematikë, nga informacionet që kemi marrë në të gjithë qendrat në të gjithë Shqipërinë. Ka masivitet deri tani. Jemi duke mbledhur të dhënat e para dhe për pak kohë sa të përpunohen do bëhen publike. Është për të përshëndetur që në një ditë të tillë demokratët janë masivisht në QV në cdo degë të PD-së dhe me votën e tyre do të votëbesojnë kreun e PD.

Do të ketë shpallje paraprake të rezultatit në momentin e mbylljes që është parashikuar në orën 18:00. Rezultatet paraprake do të dërgohen përmes komunikimit elektronik pranë selisë qëndrore të PD-së, jo proces verbale.

Rezultati përfundimtar do të konsiderohet I tillë kur kutitë me materiale të votimit do të paraqiten fizikisht në selinë e PD-së së bashku me procesverbalet dhe të kemi një hartim të një rezultati përfundimtar që do të jetë zyrtari. Për rezultatin paraprak nuk do të pritet shumë kohë.

-Sa anëtarë janë ftuar të votojnë sot?

Në daljen publike që do të bëjë KOKOE për pak kohë do të bëjnë me dije këto detaje.

About Redaksia

Check Also

Alolli: Angazhim maksimal nga demokratët, proces që forcon strukturimin e mëtejshëm të PD

Deputetja e PD në Qarkun e Korçës, Ledina Alolli tha se, referendumi për votëbesimin e …