Referendumi për kryetarin e PD, 87 qendra të votimit në të gjithë vendin

Partia Demokratike zhvillon referendumin e votëbesimit për kryetarin e PD, Sali Berisha.

Procesi i votimit nisi që në orën 08.00 dhe do të përfundojë në orën 18.00.

Fleta e votimit ‘votëbesim për kryetarin e PDSH, Sali Berisha’ ka tre mundësi: Pro, kundër e abstenim.

Votimi do të mbahet sipas parimit ‘një anëtar, një votë’.

Gjithsej në të gjithë vendin do të hapen 87 qendra të votimit, që do t’u mundësojnë anëtarëve të PD të votojnë për kryetarin e tyre.

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha e ka cilësuar procesin e 23 majit si një “referendum” për drejtimin e partisë.

Ndryshe nga proceset e mëparshme zgjedhore brenda partisë, këtë herë votat do të numërohen në qendrat ku është votuar dhe jo në selinë qendrore të PD-së, ndërsa rezultati pritet të publikohet mbrëmjen e së shtunës 23 maj.

Në qarkun e Gjirokastrës, procesi po zhvillohet në disa degë të PD.

About Redaksia

Check Also

Grimçi: Referendumi për Berishën i mirëpritur nga demokratët, pjesëmarrje e lartë e njerëzve në votim!

Kryetarja e degës së PD të njësisë nr.9, Eda Grimçi në një intervistë për Syri …