Ka vetëm një gjë që e ndal Shqipërinë europiane! Quhet Edi Rama!

Nga Gazment BARDHI

Për të mbyllur negociatat e anëtarësimit vetëm për Grupkapitullin e Themeloreve, BE-ja i vendosi Shqipërisë 34 kushte të rënda. Sepse Edi Rama mbrojti me votë në Parlament korrupsionin dhe i siguroi Belinda Ballukut imunitet nga arrestimi i SPAK-ut.

Në 34 kushtet për Shqipërinë, Bashkimi Europian shpreh zyrtarisht keqardhje për vendimin e Parlamentit në mbrojtje të Belinda Ballukut dhe i kërkon Kuvendit të zbatojë standardet europiane për imunitetin.

Me një gjuhë të papërdorur më parë për Shqipërinë, BE-ja e quan korrupsionin “shqetësim vendimtar”, duke e rënduar pozicionin negociues të Shqipërisë.

Për herë të parë në një raport zyrtar publik, BE-ja identifikon sektorin e ndërtimit si kanal pastrimi parash përmes “transaksioneve jofinanciare” dhe e lidh këtë drejtpërdrejt me korrupsionin.

Për herë të parë në një dokument zyrtar negociues, BE-ja identifikon si problem për zgjedhjet rrjetet e patronazhimit: sistemin me të cilin PS kontrollon votën përmes administratës shtetërore.

Për herë të parë, BE-ja kërkon zgjedhje plotësisht në përputhje me standardet e OSBE/ODIHR-it si kusht zyrtar për mbylljen e negociatave. Sepse zgjedhjet e Edi Ramës nuk kanë qenë kurrë të tilla.

BE-ja kërkon “mbikëqyrje efektive dhe të papenguar parlamentare, përfshirë komisionet hetimore”; një të drejtë që Rama ia ka mohuar sistematikisht opozitës.

BE-ja kërkon edhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, që Rama i ka injoruar, vonuar ose nuk i ka zbatuar fare.

Grupkapitulli i Themeloreve hapet i pari dhe mbyllet i fundit.

Por pa mbyllur kapitullin e Edi Ramës, Shqipëria nuk i mbyll dot negociatat.

About Redaksia

Check Also

Berisha: IBAR rrëzoi mashtrimet e Ramës, përfaqësues nga 27 vende të BE erdhën dhe e panë realitetin në Shqipëri

Kryetari i PD, Sali Berisha në qëndrimin e tij të së djelës, i është përgjigjur …