Nga Belind KELLIÇI
Siç e kemi paralajmëruar, kupola e drejtësisë në vend po i hap rrugën lirimit të Erjon Veliajt. Gjithçka nisi me iniciativën e Sokol Sadushit, që bëri pak javë më parë rishikimin e praktikës gjyqësore për masat e sigurisë, ku vendosi që burgu të ishte e fundit masë që duhet marrë në rastet si Veliaj.
Tanimë, është Gjykata Kushtetuese që shërben, e njëjta që e ktheu në detyrë edhe pse kryebashkiaku ka 13 akuza mes të cilave; korrupsion, fshehje pasurie, dhe pastrim parash.
Sot, Kushtetuesja ka urdhëruar Gjykatën e Lartë që ta rishohë masën e arrestit me burg, pra i ka dhënë Sadushit mundësinë që të veprojë tanimë sipas motivit partiak dhe miqësisë personale me Veliajn.
Ky vendim, nuk është një zhvillim i mirë për vendin. Është një dritë jeshile për korrupsionin e abuzimin me detyrën.
Korrupsioni dhe abuzimi me detyrën janë plagët e mëdha që ka sot Shqipëria, të vëna në dukje jo vetëm nga partnerët dhe nga Brukseli, por sidomos nga dëmi që kjo i ka sjellë ekonomisë dhe interesit publik.
Erion Veliaj është kyebashkiaku më i koprruptuar në historinë e Tiranës si kryeqytet dhe lehtësimi i tij, vënia e kupolës së drejtësisë në dispozicion është shenjë e kapjes së shtetit, e ndikimit të drejtësisë. Është një tjetër goditje që i jepet SPAK e punës që kjo strukturë e posaçme ka bërë në rastin e Veliajt.
Ky vendim vjen në një kohë kur korrupsioni po mbrohet nga Edi Rama me votë në Kuvend, ku po instalohet në vend një paprekshmëri për qeveritarët e bashkëpunëtorët e Kryeministrit.
Shqipëria shkon nesër në tryezën ndërqeveritare me BE-në në Bruksel, duke shkelmuar sërish një kërkesë të theksuar në mënyrë të përsëritur për integrimin, siç është lufta ndaj korrupsionit dhe barazia para ligjit.
Veliaj mund të kapë kupolën e drejtësisë, po ai nuk do të mundet asnjëherë të çlirohet nga zullumi e abuzimi me detyrën, në kurriz të besimit dhe interesave të qytetarëve të Tiranës.
Gazeta RD