Berisha pret në zyrë senatorin Italian: Shqipëria është narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë…

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka bërë publik me një mesazh në faqen e tij në facebook, takimin që ka zhvilluar një ditë më parë me Senatorin e Republikës Italiane Raffaele De Rosa dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë, Dr. Aniello Iacomino dhe Dr. Francesca Marino,

“Në këtë takim, falënderova përzemërsisht mikun e shquar për vizitën e tij dhe mbështetjen e madhe që Italia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në të gjitha fushat.

Lidhur me gjendjen dhe realitetin në Shqipëri, theksova se ky realitet tejkalon shumë edhe republikat e realizmit fantastik të Gabriel García Márquez-it”, shkruan kreu demokrat.

Postimi

Takim me Senatorin e Republikës Italiane Raffaele De Rosa dhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë, Dr. Aniello Iacomino dhe Dr. Francesca Marino

Dje pasdite prita Senatorin e Republikës Italiane, Raffaele De Rosa, anëtar i Komisionit të Tretë Permanent për Çështjet e Jashtme dhe të Mbrojtjes dhe i Komisionit të Jashtëzakonshëm për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut në Senat, si edhe bashkëpunëtorët e tij kryesorë, Dr. Aniello Iacomino dhe Dr. Francesca Marino.

Në këtë takim, falënderova përzemërsisht mikun e shquar për vizitën e tij dhe mbështetjen e madhe që Italia i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë në të gjitha fushat.

Lidhur me gjendjen dhe realitetin në Shqipëri, theksova se ky realitet tejkalon shumë edhe republikat e realizmit fantastik të Gabriel García Márquez-it. Kështu, Edi Rama, para se të nisej për në Bruksel, dekoroi me pompozitet në Durrës Bardhyl Agasin, babain e “Toto Riina shqiptar”, Ergys Agasit, i cili ishte dhjetëra e qindra herë më i fuqishëm sesa Toto Riina i vërtetë, sepse Agasi koordinonte, në emër të kryeministrit, kartelet më të fuqishme të kanabisit, kokainës dhe heroinës në Europë.

Përveç këtyre, ai kontrollonte për llogari të shefit të tij qindra e qindra milionë euro tendera të AKSHI-t dhe çdo të dhënë personale të çdo shqiptari dhe të huaji në territorin e Shqipërisë.

Shqipëria është narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë. Zhvlerësimi i euros dhe dollarit për shkak të parave të drogës në 10 vite arrin në 32%, kundrejt 17% që është në Meksikë. Kjo ka falimentuar mijëra e mijëra ndërmarrje eksporti. Në 10 vite, sipas Eurostat, vetëm në zonën Shengen kanë emigruar 1.1 milion shqiptarë.

Po në kuadrin e realizmit fantastik, në orën që Rama mbante fjalim në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së dekoronte me urdhër të Ramës Jurgen Çyrben, ish-deputet i PS-së, përfaqësues i karteleve të Durrësit, i dënuar si bashkëpunëtor i një vrasësi tejet të rrezikshëm dhe për dy vepra të tjera penale.

Në Shqipëri, zgjedhjet, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, zhvillohen në kushtet e partisë-shtet.

Takimi ishte i hapur. Senatori De Rosa dorëzoi një dhuratë zyrtare të Senatit të Republikës Italiane që simbolizon miqësi, nderim dhe kujtim ceremonial.

Në takim merrnin pjesë edhe Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare i PDSH-së, Enrin Çeno, si edhe Kryetari i PD-së në Romë dhe Koordinatori për Italinë, Bardhok Doda.

About Redaksia

Check Also

Teliti: Qeveria po falimenton biznesin vendas për të favorizuar importin

Këshilltari ekonomik i PD, Dorian Teliti ka reaguar ashpër në lidhje me goditjen e padrejtë …