Nga Adriana KALAJA
Ndoqa me interes emisionin mbrëmë Plug te Syri Tv, për shkak edhe të kontributit tim deri më tani në raport me “Drejtësinë e Re”, ku me një korrektësi dhe investigim të admirueshëm nga ky emision, u tregua fytyra e vërtetë e atyre që paguhen nga taksat tona, për të luftuar pastrimin e parasë së pistë.
Si një nga shtyllat kryesore në fakt, edhe të politikës së SHBA në raport me shtetet aleate.
Ndërkohë, pamë dhe sesi, njëlloj si në rastin e Irenës me shumë mbiemra, datëlindje dhe pashaporta, vettingu u përdor për të kapur sistemin e drejtësisë dhe modeli me cene i Irenave dhe Altinëve, të përdorej si armë në duart e pushtetit, kundra opozitës reale.
Siç edhe u tregua me fakte e prova, aty ku Dumani blen me 390 euro m2 në vitin 2019, sot qytetari e blen me 3,900 euro m2.
Ky është pastrimi i parave që aminstoi heroi i fëmijëve të munguar të mafiozes Yuri Kim!
Altin Dumani njeriu që duhej të parandalonte fenomenin e pastrimit parave, e trajtoi fenomenin si dosjen 184 dhe 339.
Njëjtë si edhe Task Forcën Zgjedhore.
Sa herë të shihni çmimet e apartamenteve, kujtoni fytyrën e Altin Dumanit, njeri që gjen apartamente okaziom dhe i falin vilë me 3 kate.
Ky është pastrimi i parave të pista që mbajnë në pushtet Edvin Ramën, dhe për këtë u duhen Irenat dhe Dumanët, por edhe vettingashët, që partia po kujdeset t’i sajdisë sa të mundet.
Nga ana tjetër, e kuptoj edhe pamundësinë objektive të organizatës tjetër partnere në krim me pushtetin e ashtuqajtur KLP, e cila ka refuzuar 4 (katër) herë kërkesat e mia për të më vënë në dispozicion dosjet e vettingit të Dumanit (edhe disa spakistëve të tjerë), si njeriu që me postin e drejtuesit të SPAK, ka qenë pararoja e zyrtarit të lartë të drejtësisë, që ka dhënë shembullin e pastrimit të parave, nëpërmjet postit në drejtësi.
Kështu, nga njëra anë kemi duart e KLP-së që tentojnë të pastrojnë fytyrën e bërë pis të Dumanit dhe, nga ana tjetër, duart e Dumanëve (rasti më flagrant është agjenti i BKH Gentjan Keshi i dosjes 184), dhe Irenave, që tentojnë të pastrojnë fytyrën pis të KLP- dhe KLGJ-së.
Në fund?
Duart e tyre që tentojnë të pastrojnë fytyrat e njëri tjetrit, por që është e pamundur.
E para, se ata realisht, nuk e kanë një fytyrë dhe,
E dyta, letrat gjithmonë janë DIKU…….
PS: Me këtë rast, shkoj drejt numrit 98 dhe, shumë shpejt drejt numrit 100 😉

Gazeta RD