Nesër është një ditë e bukur jo vetëm për PD dhe demokratët, por për vetë pluralizmin dhe demokracinë!

Nga Adriana KALAJA

Të dashur Miq demokratë!

Edhe Ju mbështetës të rrugëtimit tim politik!

Nesër, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, zgjedh anëtarët e Këshillit Kombëtare, një prej të cilëve jam dhe unë.

Fillimisht, dua të shpreh gjithë mirënjohjen e thellë, për çdo demokrat, që në 14 vite, janë përballur me një sulm të paprecedent në 36 vite, nga pushteti i lidhur me krimin e organizuar dhe rrjetet antishqiptare, dhe që nuk u stepën para asgjëje, por qëndruan mbi dinjitet parime dhe integritet.

Po kështu, dua të falenderoj pafund për besimin e treguar ndaj meje të strukturave drejtuese të PD-së dhe Kryetarit të saj, Z. Sali Berisha .

Ndaj nesër, është një ditë e bukur jo vetëm për Partinë Demokratike dhe per demokratët, por për vetë pluralizmin dhe demokracinë në vend.

Gjatë këtyre 4 viteve, kam bërë përpjekje maksimale për të justifikuar besimin Tuaj.

Ndaj, për këtë arsye, kërkoj sërish besimin Tuaj edhe për një mandat tjetër, ku ju siguroj se:

– Do vijoj ta shoh politikën si moral.

– Do vijoj të jem gjithmonë në mbështetjen dhe në krahun Tuaj.

– Do vijoj të jem në ballë të protestave.

– Do vijoj të jem zëri Juaj kurdo e kudo që e lyp nevoja.

– Do vijoj të jem gjithmonë përballë padrejtësisë.

– Dhe e fundit, jo për nga rëndësia, do vijoj të mos bëj kompromis me të drejtën dhe të vërtetën.

Bashkë, me vizion të qartë për zgjedhje të parakohshme, por mbi të gjitha, zgjedhje të lira dhe qeveri teknike.

Bashkë, me vizion të qartë në luftën pa kompromis të:

– Narko regjimit të instaluar në çdo hallkë të qeverisjes.

– Pastrimit të parave të krimit nëpërmjet ndërtimit, investimeve strategjike, P.P.P, tenderave, dhe konçensioneve.

– Medias mafioze, si ministri e propagandës, në shërbim të regjimit.

– Ambasadorëve dhe ndërkombëtarëve të korruptuar e antishqiptarë.

Bashkë i’a dalim, ashtu si i’a dolëm në këto 14 vite tejet të vështira.

Bashkë drejt fitores, për fëmijët tanë, familjet dhe Shqipërinë tonë!

Me përulje të thellë, ndaj secilit prej Jush.

May be an image of text

About Redaksia

Check Also

Protesta e operatorëve turistikë/ Zhupa: E papranueshme që bashkia ende të mos ketë dhënë zgjidhje dhe të mos ulet në dialog!

Kryetarja e komisionit të kulturës, turizmit dhe diasporës, njëherazi deputete e PD për qarkun e …