Ish-kongresmeni amerikan, Bob McEwen: Ky vend ka pasur gjithnjë nevojë për PD-në, ju mbështesim të rrëzoni tiranë!

Ish-kongresmeni, përfaqësues i Partisë Republikane të SHBA-së, Bob McEwen në fjalën e tij para Kuvendit Kombëtar të PD-së vlerësoi liderin demokrat, Sali Berisha si një lider konservator i cili e ktheu Shqipërinë në binarë për të ecur përpara.

Bob McEwen garantoi mbështetjen për PD-në dhe Berishën për të rrëzuar tiraninë e qeverisë Rama.

“Vij nga SHBA dhe ju përcjell përgëzimet e shumë miqve, përfshi dhe kolegët në kongres. Marrëdhënia që ka krijuar Shqipëria për kauzën e së drejtës është e përhapur kudo në botë.

Ky vend ka pasur gjithnjë nevojë për PD-në. Kjo parti, ky koalicion dhe drejtuesi i kësaj partie e mori këtë komb si tren që kishte dalë nga binarët dhe e ktheu në binarë dhe Shqipëria nisi të ecë përpara.

Nuk ka popull tjetër për të cilën ndihme krenar sesa ky popull. Ne ju qëndrojmë pranë jush në të gjithë këtë përpjekje. Si popull konservator dhe që e duam lirinë, do ju mbështesim. Siç tha dhe Sali Berisha ne rrëzuam tiranë më përpara do ta rrëzojmë sërish”, tha McEwen.

About Redaksia

Check Also

Presidenti i IDC-CDI uron Berishën për rizgjedhjen: PD ka udhëhequr dhe do udhëheqë sërish transformimin e vendit

Presidenti i IDC-CDI, z. Andrés Pastrana Arango, mbajti një fjalim me nota të forta optimizmi …