Berisha: PD qëndron për respektimin e plotë dhe absolut të së drejtës së pronës! Edi Rama, katundi yt do të jetë qelia

Gjatë fjalës në sallën e parlamentit, lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se, katundi i Edi Ramës do të jetë qelia. ‘Edhe një herë po i them: harroje se do shkosh në katund. Katundi yt, Edi Rama, do të jetë qelia. Do të jetë qelia. Do të jetë qelia’, tha Berisha.

Berisha tha se, Partia Demokratike qëndron në respektimin e plotë të së drejtës së pronës. ‘Çdo qytetar, për çdo padrejtësi, për çdo abuzim, kishte shtetin, i cili do ta dëmshpërblente atë me kushtet e tregut dhe do të ndëshkonte me forcën e ligjit falsifikatorin dhe spekulantin’, deklaroi Berisha.

Berisha: Sa i përket çështjes së pronës, Partia Demokratike qëndron për respektimin e plotë dhe absolut të së drejtës së pronës. Zgjidhja ka qenë dhe mbetet shumë e thjeshtë.

Po qe se ke projekt të miratuar nga qeveria, me dokumenta të firmosura nga institucione zyrtare, prandaj u censurova, me dokumenta të firmosura nga institucione zyrtare, kadastra, agjensitë e tjera, dhe shteti ta miratonte ty projektin, askush tjetër nuk kishte të bënte më me ju, investitorin. Jo.

Çdo qytetar, për çdo padrejtësi, për çdo abuzim, kishte shtetin, i cili do ta dëmshpërblente atë me kushtet e tregut dhe do të ndëshkonte me forcën e ligjit falsifikatorin dhe spekulantin.

Ky ligj është në fuqi. Hë, po ku keni ligj ju? Keni vetëm ligjin e xhepit. Pse? Ky ligj është në fuqi.

Shihni ç’po ndodh me aeroportin e Vlorës. A ka shqiptarë që nuk e dinë se po bëheni copë t’ia merrni aksionet? Po, mor po! Mos shihni njëri, tjetrin, se e dini mirë edhe ju. Se bëni sikur: ‘Çfarë është kjo që po flet ky?’. Absolutisht po.

Po, mor, do t’ia merrni aksionet, sepse janë në lojë 130 milionë euro. 10 milionë në vit biletat e munguara. Kjo është e gjithë puna që shihni.

Dhe pasi vendos Gjykata e Lartë, del Karakaçi. Jo, s’është më Karakaçi, e ka Balluku, ky ministri. Del ky dhe thotë: ‘Gjeni zgjidhje tani’. Po çfarë zgjidhje? A foli Gjykata e Lartë? Zbatoni vendimin e gjykatës!

Po nuk keni shtet ligjor ju. Keni shtet matrapazësh, shtet xhepi. Shtet xhepi.

Ajo që ndodhi te rrëmbimi i qytetarit që po protestonte i qetë, rrëmbimi i qytetarit që po protestonte i qetë, absolutisht pa asgjë… Prisni.

E rrëmbyen, barbarisht e shkelmuan, e zvarritën dhe tani komunikata e Skënder Ballukut thotë se ishte futur në territor. Dhe kur dolën videot e aktivistëve, doli se ai ishte jashtë…

Pra, doli video që ishte larg territorit, larg telave. E futën, e morën, e rrëmbyen dhe e futën brenda telave.

Atëherë reagoi Skënder Balluku.

Po sa herë e keni bërë këtë me protestuesit paqësorë në Tiranë? Sa sjellje banditeske keni bërë ju ndaj tyre?

Po ç’je ti? Deputete je apo aktiviste? Je aktiviste, votuese e Edi Ramës. Hë, vazhdo.

Pra, e tëra kjo ka një rezultat. Ka një rezultat. Interesa strikt mafioze. Ju po e largoni dhe po e vishni me të gjitha ato ngjyra.

Po ku ishit ju kur filloi ndërtimi i aeroportit?

A e dini ju që aeroporti i Vlorës është krimi më i shëmtuar që ka ndodhur? Aeroporti i Vlorës asgjësoi habitatin e dhjetëra specieve të rralla të shpendëve. E asgjësoi. E asgjësoi, mor burrë! Krim, mor burrë!

A e dini ju tjetrën? Që në vitin 2017, kur u krijua grupi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, grupi shkoi dhe, pasi studioi të gjitha kushtet, u kthye dhe kërkoi që ai të bëhej atje ku kishim vendosur ne, te Kthesa e Levanit.

Sapo ia thanë asaj gurëbardhit, ajo desh i hëngri me lesh ata. Njerëz akademikë, njerëz të nderuar. Dhe i thanë: ‘Shiko, zotëri, nuk mund të ndërtohet aeroporti atje për një, dy, tre, katër arsye. Aeroporti mund të ndërtohet, siç e patëm thënë edhe ne, te Kthesa e Levanit’.

E çuat atje për t’u mbytur. Dhe tani, o burra, po, po, po, s’kapni dot gjë tjetër dhe t’ia marrim aksionet. T’ia marrim.

Fiton me gjykatë dhe ju thoni: ‘Jo, bëni marrëveshjen’.

Flet për turizmin. Në 36 vite, kryeinvestimi i turizmit është një: është Rruga e Kombit. Është Rruga e Kombit. Është Rruga e Kombit.

Ne ndjejmë neveri për mashtrimet e një mashtruesi ordiner, që edhe bllokonte ekranet me urdhër që të mos jepej fjala ime, dhe fliste për turizmin.

E nisi me 2 milionë, pastaj 4.7 milionë. Dhe tani quhen turistë të gjithë ata që vijnë me EasyJet, me Ryanair. Ata quhen turistë.

Shihni plazhet si i keni.

Dhe së fundi, del Vangjel Tavo, rrafshon një kodër atje. E keni parë apo jo, në Vuno? Të tjerë thonë se po përgatit banesën e ardhshme të Edi Ramës.

Edhe një herë po i them: harroje se do shkosh në katund. Katundi yt, Edi Rama, do të jetë qelia. Do të jetë qelia. Do të jetë qelia. Po, po!

About Redaksia

Check Also

Terapia hormonale për transgjinorët, Kalaja-Ramës dhe deputetëve të PS: Provojeni te fëmijët tuaj

Aktivistë të ‘koalicionit pro familjes’ kanë dalë sot duke protestuar kundër trajtimeve hormonale për personat …