Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, në përbërjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Kryesojnë pedagogët dhe akademikët, kemi një larmi të gjerë të spektrit të profesioneve.
Berisha: Pra, kjo është pak a shumë shpërndarja e anëtarëve të Këshillit Kombëtar.
Janë akademikë dhe pedagogë 11.8 përqind e tyre.
Janë juristë dhe avokatë 9.7 përqind.
Ish-deputetë 8.9 përqind.
Mësues dhe arsimtarë 8.4 përqind.
Ekonomi financë 6.8 përqind.
Mjekësi shëndetësi 5.1 përqind.
Biznes 3.8 përqind.
Media e gazetarë 3.8 përqind.
Inxhinierë 3.8 përqind.
Art dhe kulturë 3.4 përqind.
Ish-kryetarë bashkie 1.7 përqind.
Arkitekturë dhe urbanistikë 1.7 përqind.
Diplomatë 1.7 përqind.
Ekspertë sigurie 1.3 përqind.
Të tjerë janë 5.1 përqind apo 12 persona.
Pra, siç e shihni ka një përfaqësim të gjerë të spektrit të profesioneve, një premisë shumë e dobishme për përsosjen e vizionit tonë dhe përgatitjen për qeverisjen e ardhshme të Shqipërisë.
U uroj suksese të gjithë anëtareve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe i ftoj të nisim sa më shpejt betejën tonë për realizimin e objektivave, për përmbushjen e misionit tonë, rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve dhe zgjedhjet e lira, fitoren e opozitës.
Gazeta RD