Të rinjtë dhe gratë, rreth 60% të listës fituese të Kuvendit Kombëtar

Kuvendi Kombëtar i Ripërtëritjes i zhvilluar ditën e djeshme, më 30 maj 2026, në Pallatin e Kongreseve, shënoi një moment të rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe rrugëtimin e saj drejt hapjes dhe rifreskimit politik.

Në një atmosferë entuziazmi dhe pjesëmarrjeje të gjerë, demokratët përcollën mesazhin e bashkimit, ringritjes dhe përfshirjes së brezit të ri në strukturat drejtuese të partisë.

Fryma e ripërtëritjes u reflektua qartë edhe në rezultatin e zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, ku lista fituese e shpallur sot solli një përfaqësim të fortë të të rinjve dhe grave.

Rreth 60% e emrave fitues i përkasin Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD) dhe Lidhjes Demokratike të Gruas (LDG), duke konfirmuar orientimin e PD drejt një modeli më përfaqësues dhe energjik.

Përfshirja e gjerë e të rinjve në organet vendimmarrëse konsiderohet si një sinjal i qartë për hapjen e një etape të re politike brenda Partisë Demokratike. Shumë prej emrave të rinj që fituan besimin e anëtarësisë kanë qenë aktivë në terren, në debatet publike dhe në organizimet politike të viteve të fundit, duke sjellë energji dhe ide të reja për opozitën.

Njëkohësisht, prania e fortë e zonjave dhe grave të LDG në listën fituese u interpretua si një vlerësim për rolin dhe kontributin e tyre në jetën politike dhe organizative të partisë. Ky rezultat shihet edhe si një tregues i rritjes së rolit të grave në strukturat drejtuese dhe në përfaqësimin politik të Partisë Demokratike.

Kuvendi i djeshëm dhe rezultati i sotëm i zgjedhjeve për Këshillin Kombëtar po konsiderohen nga demokratët si një kombinim i eksperiencës me energjinë e re, në funksion të forcimit të Partisë Demokratike dhe përgatitjes së saj për sfidat politike që e presin në vijim.

About Redaksia

Check Also

Berisha: PD mbështet protestën e Koalicionit për Familjen, terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, akt kriminal!

Klodiana Lala: Zoti Berisha, cila është përgjigja juaj ndaj zërave të cilët thonë publikisht, forca …