Dil e protesto, mos paragjyko!

Nga Bislim AHMETAJ
🔹️Qoftë edhe i vetëm, dil dhe protesto kundër një qeverie që, sipas bindjes tënde, vjedh, grabit, mashtron dhe bën pazare me tokat, pasuritë dhe interesat e qytetarëve shqiptarë.
🔹️Nuk ka rëndësi kush e thërret protestën; rëndësi ka që ajo të kërkojë dhe t’i qëndrojë pa kushte kërkesës për dorëheqjen e qeverisë që ti e konsideron më të korruptuarën në historinë e vendit.
🔹️Nëse në protestë sheh një kundërshtar ideologjik apo politik, mos i ndrysho bindjet e tua dhe mos hiq dorë nga parimet e tua. Thjesht bashko forcat dhe numrat për të çliruar vendin nga një pushtet që nuk njeh as ideologji e as parime.
🔹️Nëse dikush pranë teje flet greqisht apo italisht, mos e paragjyko. Ai ose ajo po flet gjuhën e ëndrrës europiane që shumë shqiptarë kanë ndjekur prej dekadash.
Mos e shih si armik, por si aleat, që të pret të bashkohesh me familjen europiane me dinjitet, shtet ligjor dhe institucione të forta, jo me propagandë, korrupsion apo retorikë boshe nacionaliste.
🔹️Mund të dëgjosh pranë teje edhe gjuhën “nashke”, siç e quajnë në Shkodër gjuhën që flasin malazezët.
Mos e paragjyko as atë.
Mali i Zi është ndër vendet më pranë anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ka bërë përpara në rrugën e integrimit.
Ec me ritmin e vendeve që kanë ditur të përparojnë, duke ndërtuar institucione më të forta dhe duke kufizuar pushtetin e korruptuar.
🔹️Të gjithë duhet të protestojmë sot, nesër dhe çdo ditë, pa paragjykime e pa ndasi, derisa të arrihen objektivat politike që kërkon protesta gjithë popullore:
➡️ Dorëheqja e qeverisë.
➡️ Krijimi i një qeverie teknike.
➡️ Zhvillimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të pranuara ndërkombëtarisht.

About Redaksia

Check Also

Mos e bëni protestën parcela-parcela!

Nga Agim XHAFKA Protestat e këtyre ditëve ma kanë bërë zemrën mal. Ngaqë janë masive dhe …