“RD”
Ka vetëm një arsye se përse ata po fshihehn, sepse e dinë se nëse shfaqen fytyrat e tyre para opinionit publik atëhere do të vihet në dyshim mbështetja e tyre nga shoqëria.
Kanë vendosur ta drejtojnë protestën pa dalë vetë në tribunë dhe kjo është një zgjidhje pragmatike, por që nuk do të zgjasë shumë.
Herët apo vonë ata do të duhet të shfaqen me fytyrën e tyre dhe atëhere situata nuk do të jetë më e njejtë. Do të duhet të bëjnë llogaritë edhe me faktorë të tjerë opozitarë.
Sa kohë kërkesa kryesore e tyre është dorëheqja e qeverisë dhe mbrojtja e pronave si dhe shfuqizimi i të gjitha ligjeve të grabitjes së pronave, kjo gjen një terren të mirë për mbështetje.
Nëse i kanë vendosur vetes si qëllim të marin frenat e opozitarizmit, sikurse po dëgjohet nga ndonjë grupim brenda protestuesve, thjesht duhet ta dinë se do të dështojnë.
Ajo që nuk ka nevoje ky vend sot është të ketë protesta fake.
Gazeta RD