Rama sfidon BE-në: Vlerësoj patronazhistët me në krye shokun Gramoz Ruçi!

Edi Rama sfidoi hapur sot Bashkimin Evropian kur deklaroi se vlerëson patronazhistët me në krye Gramoz Ruçin.

Duke folur në 35-vjetorin e PS në Tiranë, Rama tha se shoku Gramoz Ruçi është kryepatronazhisti i vendit.

“Pra, ajo që shumëkush nuk e kupton si funksionon Gramozi, është fakti që Gramozi është kryepatronazhisti i PS. E kam thënë përpara dhe e përsëris sot, unë çmoj punën e të gjithëve, por mbi të gjitha çmoj punën e patronazhistëve”, tha ndër të tjera Rama.

Kujtojmë që BE në raportin e fundit IBAR, të miratuar para disa ditësh, i ka vendosur si kusht luftën kundër partisë-shtet dhe patronazhistëve.

“Shqipëria duhet të sigurojë fushë loje të barabartë… duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore dhe levës institucionale si dhe duke reduktuar ndikimin e rrjeteve të patronazhit,” thuhet në raportin e miratuar në maj.

About Redaksia

Check Also

Dy lajme të gëzueshme në një ditë për familjen Rama…

Nga Xhevat MUSTAFA Më 14 qershor 2026, Edi udhëtoi për në Zvicër, si turist, si …