Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur me baxhanakun e tij

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar skandalin me agjencinë e re që ka krijuar Rama. Sipas Berishës është krijuar AKSHI me një emër të ri, Albanian Digital Solutions.

Berisha: Jam sot për të denoncuar para shqiptarëve kopshtin e ri privat, minierën e floririt të familjes Rama apo AKSHI-n me një emër të ri, Albanian Digital Solutions.

E gjithë mafia e IT e ka në emërtimin e kompanisë fjalën solutions. Të gjitha kompanitë, me solution janë nja 35 kompani.

Për ngritjen e ADS-së, minierës të floririt të Edi Ramës, nuk ka një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili do pasqyronte qartë kompetencat e këtij institucioni.

Është një mënyrë e gjetur për të kanalizuar fondet drejt kompanive të baxhos apo të kunatit të Lindës së Surrelit pa asnjë mekanizëm kontrolli si në rastin e kompanisë KAYO të famozit KAYO, vetëm se këtu skandali duket se thellohet shumë më tepër.

Siç thamë më lart, për ADS-në nuk ka asnjë ligj dhe vendim qeverie që të përcaktojë veprimtarinë e saj.

Të gjitha i janë lënë në dorë aksionarit kryesor të saj, AKSHI-t të Lindave famëzeza.

I vetmi VKM për këtë qëllim është ai i datës 20 maj 2026, i cili flet për miratimin e fondit prej 7 milionë eurosh në favor të ADS.

Ky vendim ka ardhur rreth 15 ditë pas regjistrimit të kompanisë shtetërore në QKB.

Pra, ajo që bie në sy është kjo: VKM nuk përcakton objektin e veprimtarisë. Nuk krijon vetë shoqërinë. Nuk miraton statutin. Nuk përcakton kompetencat. Nuk shpjegon marrëdhënien me AKSHI-n.

Asgjë!

Nuk përcakton modelin e kontrollit, kush do e kontrollojë, si.

Nuk sqaron regjimin e prokurimeve dhe çka është më e rëndësishme nuk shpjegon pse nevojitet kompania.

E kuptoni pra që është krijuar një monstër për të vjedhur në mënyrë të pandalshme.

E kuptoni, një vendim që nuk flet për asnjë për këto përcaktime, por vetëm t’i dhurojmë 7 milionë euro.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …