Protestuesit heqin gardhin metalik, thirrje në kor policëve: Hiqni kapelet, hiqni kapelet!

Qytetarë të shumë janë mbledhur në protestë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Protestuesit kanë arritur të heqin gardhin metalik të vendosur nga policia si masë sigurie për ndeshjen e orës 20:00 në Air Albania mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Pasi çanë rrethimin e policisë, që kishte menduar ti bllokonte në zonën pranë ish-hotel Dajtit, qytetarët janë mbledhur sërish para zyrës së Edi Ramës, duke i kërkuar që të ikë.

Ndërkaq, protestuesit në kor kanë kërkuar nga policët që heqin kapelet dhe ti bashkohen protestës.

‘Hiqni kapelet, hiqni kapelet’, është thirrja që ka përfshirë bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

 

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …