Berisha: Antimitingu i Ramës njësoj siç bënte Ramiz Alia kur kërkonte të krijonte republikën e Vlorës

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një prononcim jashtë Kuvendit tha se, antimitingu i Ramës njësoj siç bënte Ramiz Alia kur kërkonte të krijonte republikën e Vlorës.

Berisha: Dhe siç e denoncova në parlament, unë i bëra një denoncim të fuqishëm thirrjes nga ana e tij të antimitingut në Vlorë si një formë presioni ndaj mitingjeve paqësore të qytetarëve të Tiranës, gjë e cila bën një akt të mirëfilltë stalinist, akt të mirëfilltë diktatorial, antidemokratik dhe kërkoj me urgjencë anulimin.

Nuk është e vërtetë se është festimi, sepse dekoratat e turpit i ndanë pardje.

Ju e patë se si të gjithë bosët e krimit të PS në Vlorë u dekoruan. Njëri pas tjetri dolën në skenë se po merrnin dekoratën e partisë.

Ky antimiting që është thirrur me punonjës nga Lushnja në Sarandë ka vetëm e vetëm si një goditje tërthor, siç bënte dikur Ramiz Alia që kërkonte të krijonte republikën e Vlorës dhe marrëzira të tjera.

U bëj thirrje qytetarëve të Vlorës të refuzojnë me përçmim dhe natyrisht PD dhe opozita e bashkuar do ketë qëndrimet e veta publike për antimitingjet e Edi Ramës.

About Redaksia

Check Also

“Gjumi është prishur”/ Spiropali: Kollaj të sillesh rrotull me fjalë boshe…

Elisa SPIROPALI Isha fëmijë kur nga pëshpërimat e familjarëve dhe ecejaket e farefisit mora vesh …