“Zvërneci”/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd! Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero!

Kryetari i PD, Sali Berisha ngriti zërin për mungesën e transparencës lidhur me projektin e Zvërnecit.

Berisha tha se, ju jeni mafie si në Beograd, të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero.

Berisha: Njërin prej tyre e dëgjova, të thotë tek thoshte se, unë i shkruajta një letër kryeministrit, ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe më ktheu përgjigje. Se formularët e 7501-shit nuk, mbi bazë detyre nuk ta dhanë pronën, nuk, nuk ta dhanë tokën në pronësi.

Kush e ka ndaluar atë? Mafia! Si mund të ndalohet? Si nuk mund t’i jepet toka në pronësi atij i cili, ligji ia jep? Të gjitha këto pra, ju i shumëzoni me zero. Dhe në fund, skema, ju akuzoni se i keni shumë të përbashkëta. Këta i ka futur greku, këta i ka futur rusi, këta, ky, këta, ai një të çmendura kështu apo jo? Se luftë hibride, luftë e tillë, luftë atillë. Mafie, mafie, dhe vetëm mafie jeni. Njëlloj si Beogradi. Po! Ata, ajo që ndodh në Beograd, po ndodh në Shqipëri.

Pse kjo mungesë totale transparence? O zotëri, këtu janë këto probleme pronësie. Prit, t’i zgjidh këto, pastaj…

O zotëri, edhe o shqiptar, do të investoj, por nuk do ndërtoj ndërtesë mbi një kate, dy kate apo tre kate. Sa është?

O shqiptar, kjo do jetë zonë hoteliere apo rezidenciale? Kjo do sjellë këto… asnjë gjë të tillë. Sikur e ka pronë të veten ai. Që po merr Gjipenë, po vjedh Gjipen, 220 mijë metër katror, një nga kanjonet më të bukura në botë. E nga mos revoltohen qytetarët? Kanë 100% të drejtë. Mirëkuptoj plotësisht revoltën e tyre.

Po, po. Po, po. ndaloni, ndaloni menjëherë kundramitingjet, sepse do të keni të gjithë pasojat. Ja ku e kam këtu ceremoninë e ndarjes së pallaskave të krimit, eksponentëve të krimit socialist në Vlorë.

Këtu i kam. Këtu! E keni parë atë? Mos gënjeni. Nuk, nuk po shkoni. Unë e di që, jo, jo, pse të them unë ty, më fal, më fal një minutë.

Që ti mbrapa i fut thikën atij, shko tek… shkoni në China Club në Berlin.

Edhe çfarë ju thonë muret aty? Po që këtu tek unë, këtu del ti si veçelo… bëhesh si më i flakti i tij. Atë e di mirë unë. Ulsi ta them unë ty. Se thika që i fut atij, edhe ty t’i ka futur ato thika, në fakt. Po, po!

About Redaksia

Check Also

Lubonja tregon çfarë po ndodh me protestën dhe se cili është qëllimi kryesor

Analisti Fatos Lubonja, ka folur nga protesta për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Ai …