Gardisti i sulet protestueses gjatë takimit të Ramës, tenton t’i mbyllë gojën

Një incident i rëndë ka ndodhur sot gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit. Situata u tensionua kur një e re brohoriti ‘Largohu, jep dorëheqjen’, dhe menjëherë ndërhyri një person, i cili sipas dëshmitarëve është pjesë e stafit të Gardës së Republikës.

Një video e mbërritur në redaksinë e Syri TV, tregon momentin kur ky individ, me dhunë, iu afrua vajzës protestuese dhe duke e shtyrë tenton t’i mbyllë gojën me duar. Ngjarja ndodhi pikërisht në zonën ku po zhvilloheshin aktivitetet e PS.

Veprimi i dyshuar i punonjësit të Gardës shkaktoi irritim të menjëhershëm tek qytetarët e pranishëm, të cilët dënuan ashpër këtë sjellje, duke theksuar se vajza ushtronte të drejtën e saj për të protestuar pa u frikësuar.

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …