Nga Rezenbrik Serjani – Anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
“Vlorën, edhe Vlorën thelp e kam në zemër, ditën e kam dritë, natën e kam ëndërr”.
Të nderuar vlonjatë e vlonjate, të nderuar motra dhe vëllezër.
Si është Vlora sot?
Gjendja është më shumë sesa dramatike.
Ajo klith si një piskamë që po tund kombin.
Sot Vlora është nën thundrën e korrupsionit, abuzimit, vjedhjes, tjetërsimit dhe plaçkitjes.
Sot Vlora është në ditët e saj më të zeza.
Ajo ka prekur fundin.
Shikojini lagjet e Vlorës, përtej propagandës dhe filtrave 3D që servir sekti Rama. Ato të ngjasojnë si xhungla të mëdha urbane, ku asnjëherë dhe për askënd nga kryetarët e bashkive këto 30 vite nuk kanë qenë referencë, sikur mos të ishin pjesë e këtij qyteti.
Shikojini pseudoprojektet në Vlorë, përveç se janë makijazhe dhe vepra fasadë, ato mbartin shifrat milionëshe të vjedhjes, grabitjes dhe korrupsionit.
Hapini çezmat e vlonjatëve, ato rrjedhin vetëm baltën e propagandës dhe premtimeve boshe.
Dhe për këtë ka vetëm një përgjegjës: një pushtet qendror diabolik 13-vjeçar, i cili metastazat e korrupsionit i ka hedhur në Vlorë, duke ngritur monumentet më të mëdha të korrupsionit, dhe duke vazhduar më tej me një pushtet vendor që ka afro 30 vite që shkel çdo ditë, çdo orë, çdo minutë vullnetin, dinjitetin dhe të drejtat e këtij qyteti, të qytetarëve të saj.
Sot Vlora ka një kryetare bashkie 7-përqindëshe, jo legjitime, një kuçedër në miniaturë, që e ka zhytur Vlorën në papastërti, mjerim, kaos urban e infrastrukturor. Dhe është kjo bashki, është kjo drejtuese jolegjitime që e la Vlorën për 6 ditë pa ujë, fundvitin që lamë pas, duke shkelur çdo të drejtë njerëzore, çdo kartë morale, çdo kartë të të drejtave të njeriut.
Vlora është në gjendje të jashtëzakonshme. Prandaj, nga ky shesh, si thirrje e revoltës popullore, i them kreut të sektit: Edi Rama, o i paburrë, jep dorëheqjen nga Sheshi i Flamurit, nga sheshi i kombit, sepse mallkimi i shkatërrimit që i bëre atij sheshi, shkatërrimi që i bëre kësaj Vlore, do të të përndjekë ty dhe shpurën tënde të hajdutërisë. për 13 vite je shndërruar në xhelatin e këtij kombi, si antishqiptari më i madh i të gjitha kohërave.
Jep dorëheqjen, jep dorëheqjen, jep dorëheqjen!
Gazeta RD