Albin Kurti fiton sërish zgjedhjet në Kosovë, por bie me 7% të votave

Deri më tani janë numëruar mbi 98% e votave në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara ditën e sotme në Kosovë.

Sipas informacioneve zyrtare nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 43,04%, ndiqet nga PDK me 21,11%, LDK me 17,68%, AAK me 7,21% dhe Lista SRPSKA me 5,29% të votave.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka një rënie, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, e cila përllogaritet rreth 6%.

Partia me rritjen më të madhe, krahasuar me zgjedhjet e kaluara, është LDK e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, pjesë e listës të së cilës u bë edhe ish-Presidentja Vjosa Osmani gjatë këtyre zgjedhjeve.

Organizata ‘Demokracia në Veprim’ ka bërë një përllogaritje të ndarjes së ulëseve në Parlament, sipas përqindjes ë kanë marrë partitë politike.

Me këtë përllogaritje, LVV e Albin Kurtit merr 48 deputetë në Parlament, ose 9 më pak se në zgjedhjet e kaluara. Partia Demokratike e Kosovës merr 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 vende dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës merr 8 vende.

About Krye Redaktor

Check Also

Mijëra demokratë i bashkohen protestës për rrëzimin e Ramës

Mijëra demokratë i janë bashkuar protestës kundër regjimit duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Shumë prej …