Mijëra demokratë i bashkohen protestës për rrëzimin e Ramës

Mijëra demokratë i janë bashkuar protestës kundër regjimit duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Shumë prej tyre kanë publikuar foto nga protesta në rrjetet sociale. Sot mund të konsiderohet një nga protestat më të mëdha të këtyre 8 ditëve të revoltës qytetare.

Në protestën e sotme të zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, protestuesit kanë bërë thirrje që Diaspora ti bashkohet protestës më 10 qershor. Mijëra qytetarë mbushën sheshin ditën e sotme, ndërsa prej 8 ditësh në Tiranë protestohet dhe kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Protesta është shtrirë edhe jashtë Shqipërisë, ku protesta të shumta janë mbajtur edhe në disa qytete në Itali, Gjermani, Zvicër, Londër etj…

 

About Krye Redaktor

Check Also

Abuzimi miliona euro, Linda e AKSHI-t paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj është paraqitur sot në SPAK. Karçanaj, ndaj të cilës është …