Protesta/ Jehonë thirrjesh në Tiranë: Arrestoni Belindën! Rama dorëhiqu!

Pasi qëndruan për 2 orë para kryeministrisë protestuesit marshuan edhe pranë Ministrisë së Infrastrukturës, duke vijuar thirrjet “Arresto Belindën”.

Ish-zv-kryeministrja Belinda Balluku akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe shkelje të barazisë në tendera. Ndërkohë protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Më thirrjet e tyre “Shqipëri e Re”, “Bashkohuni me Ne”, “Çohuni nga kafja”, protestuesit kanë vijuar marshimin e tyre në kryeqytet.

Protestuesit që në nisje të tubimit, kanë vijuar me thirrjet “Edi Rama dorëhiqu”. Qytetarët, kanë akuzuar qeverinë për korrupsion, për keqqeverisje.

About Redaksia

Check Also

Të martën protestë e madhe para Parlamentit

Gjatë fjalës së tij në ditën e 98-të të qëndresës popullore para Kryeministrisë, aktivisti u …