Belinda shfaqet në gjendje jo të mirë

Partia Socialiste ka festuar sot 35-vjetorin në qarkun e Fierit.

E pranishme në aktivitet ishte dhe drejtuesja politike e qarkut Fier, Belinda Balluku, e cila dukej ne gjendje jo të mirë dhe tej mase e dobësuar.

Në fjalën e mbajtur, Balluku tha se rruga e PS Fier për të arritur deri në ditën e sotme ka qenë e vështirë.

Balluku vlerësoi rolin e të rinjve të PS Fier, për të cilën tha se është një ndër kontributoret e fitores së majit 2026.

Po ashtu, Balluku vlerësoi dhe 3 figura socialiste të fierit, Gramoz Ruçin, Taulant Ballën dhe Erion Braçen.

About Krye Redaktor

Check Also

Çfarë di Berisha për Vlora Hysenin dhe lidhjet e saj me kartelet e drogës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza të forta ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit …