Ministria e Arsimit dështon sërish! Publikohet online teza e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Ashtu si edhe në provimet e tjera, edhe këtë herë Ministria e Arsimit ka dështuar.

Teza e provimit të Gjuhës Shqipës dhe Letërsisë, të cilët maturantët po i nënshtrohen ditën e sotme, është publikuar në rrjetet sociale vetëm pak minuta pasi nxënësit u futën në provim.

Bëhet fjalë për variantin e tezës B, teksa tashmë pritet si gjithmonë reagimi i Ministrisë së Arsimit, duke u justifikuar me pretendimet se kjo gjë nuk e dëmton procesin.

Publikimi i tezave të provimeve të Maturës që duhej të ishin sekret vijojnë të bëhen publike.

Maturantët u futën në provim në orën 10:00 dhe përfundojnë në orën 12:30, ku të gjithë janë të detyruar të qëndrojnë në klasat ku zhvillohet provimi deri në fund.

 

 

About Redaksia

Check Also

Protestë edhe në Zvicër, shqiptarët e Gjenevës kërkojnë largimin e Ramës!

Shqiptarët në Gjenevë të Zvicrës kanë dalë në protestë, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj …