Ish-deputeti i PS sulmon Ballukun: “Bulevardi digjet, Belinda krihet”!

Ish deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka reaguar një ditë pas aktivitetet të zhvilluar në Fier me rastin e 35-vjetorit të themelimit të PS, duke sulmuar hapur Belinda Ballukun, të cilën e quan “themeluese të korrupsioni”.

Sipas Koçit, “zakonisht ajo mbjell frike dhe servilizem kudo ku e dergojne, ne detyra shteterore apo partiake”.

Në reagimin e tij në Facebook, Koçi shprehet se “korrupsioni nuk mund të fshihet pas festimeve apo ceremonive politike”, duke akuzuar drejtimin aktual për sjellje përçarëse dhe mungesë respekti ndaj figurave themeluese të partisë.

“Themeluesja e korrupsionit nuk mund te mos e ushtroje zanatin edhe ne nje ceremoni kremtimi te pervjetorit te themelimit te PS. 

Zakonisht ajo mbjell frike dhe servilizem kudo ku e dergojne, ne detyra shteterore apo partiake. Mbreme shfaqi edhe vesin e lig te percarjes se themeluesve te PS. Ca i ftoi, ca i harroi. Servilet dhe frikacaket rreth saj nuk bezane”, shkruan Koçi.

Ish-deputeti i PS shprehet ndër të tjera se Balluku “performoi haptaz nje sjellje ordinere prej hakmarreseje”.

“Hierarkine e kontributeve te themelimit, modernizimit dhe fuqizimit te PS nuk e hedh dot askush ne koshin e plehrave. Aspak imazhi i nje individi qe frymezon protestat e pernatshme ne bulevardin e Tiranes dhe qe ushqen PD ne e Sali Berishes.

Aspak njeriu qe ne zgjedhjet e Majit 25 i solli historise se PS turpin e vjedhjes se votave edhe brenda llojit, e verifikuar nga procesi i rinumerimit, apo skandalin e fallsifikimit te perberjes se listes fituese ne numerimin e pare te fleteve te votimit.

Dhe kurre njeriu qe perfshiu ne listen e deputeteve pinjollet e atyre qe i bene nenen votave dhe sakrificave te socialisteve ne zgjedhjet e vijes se kuqe te vitit 96 apo te atyre qe hoqen mbathjet para grave te Libofshes”, shkruan ndër të tjera Koçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare që mbështeten plotësisht nga PD

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës në mbledhjen e Grupit Parlamentar tha se, në …