APEL qytetar në KILOMETRIN E FUNDIT!

Nga Iva V.GRILLO

Duket se revolta qytetare, qëndresa opozitare dhe heqja e vulës së inkuizicionit politik ndaj liderit të partisë më të madhe opozitare, e kanë sjellë vërtetë betejën qytetare ndaj regjimit në kilomentrin e fundit.
E pikërisht se jemi në këtë pikë kërkohet PJEKURI dhe KOHEZION në mesazhet KUNDËR REGJIMIT.
Si qytetare e angazhuar në këto vitet e fundit në betejat opozitare e qytetare kundër regjimit, pavarësisht se nuk jam fizikisht aty, ju kërkoj bashkëatdhetarëve të mi të jenë të kujdesshëm të mos t’a shpërdorojnë këtë moment historik ku do të vendoset fitorja përballë një regjimi mafioz e imoral.
Përballë regjimit duhen THIRRJE UNIKE:
për largimin e kryeministrit të diskretituar Rama
për krijimin e një Qeverie Teknike/Tranzitore/Kujdestare.
I bëj apel çdo organizatori apo protestuesi me apo pa mikrofon, me apo pa flamur, me apo pa qeleshe, që tenton të bëjë diversion duke u larguar nga objektivi primar i rrëzimit të qeverisë e duke provokuar bashkë-protestues që janë aty në të njëjtin shesh, t’a mendojë mirë se ku çon ujë ky pozicionim konfuz … dhe të kujtohet se përpara ka një regjim monstruoz i cili veçse ushqehet nga pozicionet përçarëse.
Në fund, i bëj apel qytetar çdo demokrati, militanti apo mbështetësi tē Partisë Demokratike, qartazi të lodhur, sfilitur e anatemuar në dekadën e fundit, që të shtrëngojë dhëmbët e të kujtohet se cili është qëllimi final i kësaj beteje kaq të gjatë: çlirimi i shtetit nga një uzurpator si Rama dhe kthimi në binarë institucionalë e demokratikë ku të konkurohet në mënyrë të ndershme dhe dinjitoze për alternativat më të mira.
Për këtë kërkohet VETËPĒRMBAJTJE dhe refuzim të përfshirjes në provokime të cilat nuk kanë munguar dhe ndoshta nuk do mungojnë.
Përçarja dhe përplasja civile në protestë i shkon përshtat vetëm Ramës! Mos ia bëni këtë shërbim…
RAMA i ka ditët e numëruara!
Le të tregojmë se e meritojmë lirinë për të cilën shumë nga JU keni sakrifikuar jo pak.

About Redaksia

Check Also

Ramës po i ngushtohet laku

Nga Andi Bushati Të të mblidhen më shumë se ndonjëherë në këto tre dekada njerëz …