Berisha flet për komunikimin zyrtar për heqjen e kufizimit të tij në SHBA

Sali Berisha: Çdo shqiptari unë i thashë në parlamentin e Shqipërisë, u ktheva!

-Zoti Berisha a mund të na thoni me kë keni komunikuar?

Sali Berisha: Përderisa jam këtu, unë kam pasur komunikim zyrtar. E gjitha çfarë mund t’u them: unë u ktheva.

-Është vetëm për ju apo për të gjithë familjarët tuaj?

Sali Berisha: Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Të jeni të sigurtë.

-Ka qenë se kemi njoftimin e Blinkenit?

Sali Berisha: Nëse do tani, po të them, Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non-grata. Ka pasur një sanksion, vizën.

-Pra, nga sot ju mund të lëvizni i lirë?

Sali Berisha: Tani edhe njëherë, se ti nuk e ke gabim që pyet sepse kundërshtarët e mi e quajtën non-grata dhe unë nuk është se e kundërshtova.

-Ka qenë një sanksionim për ju dhe familjarët tuaj për minim demokracie dhe korrupsion.

Sali Berisha: Edhe njëherë, ka qenë një ndalim hyrje për ato arsye që thua ti në SHBA.

-Sot është hequr për ju dhe për familjen tuaj apo vetëm për ju?

Sali Berisha: Sot unë them u ktheva. U ktheva!

About Redaksia

Check Also

Hoti: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do ta largojë PS-në nga pushteti!

Deputetja e PD, Elda Hoti, në seancën plenare u shpreh se, është Sali Berisha ai, …