Heqja e sanksioneve ndaj Berishës/ Meta: Ishte komplot mafioz që synonte asgjësimin e pluralizmit në Shqipëri

Ish Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas njoftimit për heqjen e sanksioneve të SHBA, ndaj kreut të opozitës shqiptare Sali Berisha.

Reagimi

Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë.

About Redaksia

Check Also

Berisha reagon ndaj ministres serbe: Ndjesa e një monster! Rama heshti përballë deklaratave raciste antishqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe në …