Këlliçi: Slogan i ri, Rama në burg, Berisha në Uashington!

Duke folur në Kuvendi, deputeti Belind Këlliçi e konsideroi një lajm të mirë jo vetëm për PD-në, por të gjithë qytetarët shqiptarë, heqjen e “non gratës” ndaj Berishës nga DASH.

Duke iu referuar thirrjeve në protestat qytetare, Këlliçi iu drejtua socialistëve duke u thënë që shumë shpejt slogani i ri do të jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”.

“Sot është një ditë e mirë, është një lajm i mirë për gjithë qytetarët, jo vetëm për PD-në. Sot një padrejtësi shumë e madhe është zhbërë zyrtarisht nga DASH dhe nga administrata amerikane.

Një padrejtësi e madhe e lobuar nga PS, nga Edi Rama, që s’ka lënë mekanizëm, para dhe lobim përmes Sorosit për të zhbërë opozitën në Shqipëri”, tha ndër të tjera Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Ky është banditi i Ulsi Manjas që dhunoi protestuesit/ Duhet ndëshkuar

Personi në foto është Saimir Koka, truproja i Ulsi Manjës, i cili dhunoi qytetarët që …