Prokurorët mbërrijnë tek paradhoma e Ramës/ Dokumentat e sekuestruara

Hetuesit e BKH kanë mbërritur në paradhomën e Ramës duke sekuestruiar dokumenta të rëndësishme në lidhje me hetimet për pastrimin e parave përmes kullave.

Një prokurori i SPAK, ka urdhëruar oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të tërheqin disa dosje ku bëhet fjalë për leje ndërtimi pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit.

Kontrolli dhe tërheqja e dosjeve është kryer gjatë kësaj jave, ku SPAK ka pretenduar se dokumentet janë tërhequr për qëllime verifikimi lidhur me një hetim penal që po ndiqet në këtë strukturë të posaçme.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se nuk dihet me saktësi nëse gjatë prezencës së oficerëve të BKH-së në ambientet e AZHT-së, sekuestruan telefona apo kompjutera, por disa dosje që lidhen me leje ndërtimi në Tiranë dhe bregdet janë sekuestruar.

Prej disa kohësh SPAK, po ndjek një hetim penal lidhur me investimet strategjike në zonat më të lakmuara të vendit, duke bërë që gjatë kësaj jave të tërhiqen dhe dokumentet konkrete.

Nuk dihet me saktësi nëse këto leje tashmë janë miratuar plotësisht apo kanë mbetur vetëm në kuadrin e aplikimit dhe plotësimit të dokumenteve.

Të presim në ditët në vijim dhe të shohim se si do konkretizohet ky hetim në ditët në vijim.

Prej disa vite, Agjencia e Zhvillimit të Territorit, kontrollohet totalisht nga kryeministri Edi Rama, i cili në cilësinë e kryetarit, ka lëshuar dhjetëra lejë ndërtimi për investitorët e paracaktuar si strategjikë.

Në të vërtetë Rokaj është njeriu më I afërt në varësi direktë nga Rama. Ajo është pika e takimit të e Ramës me interesat e të gjitha grupeve kriminale që pastrojnë paratë përmes kullave.

About Krye Redaktor

Check Also

Pse nuk po mblidhet Këshilli Kombëtar?/ Berisha: Absolutisht vetëm arsye teknike

Anesti Bajramemaj, A2CNN: Një temë tjetër. Në 30 maj nisi ripërtëritja e Partisë Demokratike, por …