Qindra mijëra në shesh/ Protestuesit nisin marshimin: Edi Rama jepe dorëheqjen!

Qindra mijëra qytetarë kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës duke thirrur në kor “Edi Rama jepe dorëheqjen”.

Organizatorët kanë zgjedhur çdo mbrëmje itinerare të ndryshme për marshimin, duke e bërë të paparashikueshme lëvizjen e turmës.

Protesta e sotme është karakterizuar nga një pjesëmarrje e lartë qytetarësh, ku bie në sy prania e madhe e shqiptarëve të ardhur nga diaspora për t’iu bashkuar tubimit.

Pamjet live tregojnë mijëra protestues që marshojnë në rrugët kryesore, ndërsa thirrjet kundër qeverisë vijojnë të dominojnë atmosferën e protestës.

About Redaksia

Check Also

Protesta 90-të/ “Sonte në mbledhje partie, nesër në burg pa diskutim”! 

Në ditën e 90-të të protestave kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, qytetarët mbanin në …