Dy lajme të gëzueshme në një ditë për familjen Rama…

Nga Xhevat MUSTAFA

Më 14 qershor 2026, Edi udhëtoi për në Zvicër, si turist, si piktor apo kryeministër!? Ndërsa ishte në avion, nga ca rrjete sociale që po i bien fort më qafë, “mësoi” se Lindës së tij të parë, nëpërmjet Abi BANK, “i paska rënë nga qielli” një shportë e madhe me vezë pelikanësh dhe flamengosh të Zvërnecit…Sipas këtyre mediave “rrebele”, banka e saj, nëpërmjet Andi Balltës, paska fituar me “një lojë të ndershme bankare”, një copë tokë në atë zonë me shumë thesare!?
Për “rastësi” këto dy ngjarje në familjen Rama ndodhën në diten e 15 të protestave popullore, në të cilat qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, dora e koka vetë!
Bëjnë pershtypje të veçantë pamjet e publikuara. Në njëren prej tyre duket ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, duke tërhequr valixhet, ndërsa Rama drejt imbarkimit, pas Lindës!? Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për axhendën e vizitës në Zvicër.
Ashtu siç ka deklaruar prej mbi 10 vitesh me “dorë në zemër” apo me “sinqeritet të lartë kryeministror”, Edi Rama “nuk ka dijeni e përgjegjësi” se ç’bëjnë Linda dhe Ermali pas kurrizit të tij! As se çfarë kanë brenda valixhet? Euro, dollarë, franga, lekë, kanotjere, brekë…?! Aq më tepër, që Ermali ka një mbiemër, zanat, post, detyrë…që nënkupton se mund t’i bëjë dredha edhe atij, si Edi Rama, që për dredha “të dytë nuk ka ba nana!?”
Dihet gjithashtu se Zvicra ka qeveri e shtet për t’u marrë shembull, gjithmonë funksional e të gjindshëm për qytetarët e vet e jo si në Shqipëri, për gallatë e për ibret! Domethënë, që kujtohet edhe për popullin dhe votuesit e vet ” të majtë”, pak ditë në 4 vjet, duke u hedhur ca “kocka” sa për t’u rrëmbyer votën, për një mandat të ri apo tjetër, në pushtet, më shumë si mbret…! Nuk mund të mos kujtohet se Zvicra, ka pas dhe ka edhe shumë banka…për të ruajtur gjithë jetën euro, dollarë, sfr, flori…me shumë siguri e sekret!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama po përgatit arratisjen e Lubisë në një shtet tjetër!

Arsen Rusta: Zoti Berisha, një pyetje e fundit. Kur të riktheheni në parlament pas disa …