CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Berisha: Rama po përgatit arratisjen e Lubisë në një shtet tjetër!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Rama po i përgatit absolutisht Lubisë largimin në një shtet tjetër. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve, Berisha tha se, këtë e kam nga burime të mirëinformuara.

Arsen Rusta: Zoti Berisha, një pyetje e fundit. Kur të riktheheni në parlament pas disa ditësh, do t’ia thoni ndokujt në sy atë, a e kalon dot oqeanin me dashtë?

Sali Berisha: Tani prirja ime është të shoh para. Të shoh para sepse një kapitull i jetës time u mbyll me një betejë të imponuar, por në një betejë në të cilën unë ndoqa me vendosmëri rrugën e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor.
Jo vetëm times, por të gjithë atyre që më kishin votuar dhe më kishin besuar.
Mendoj se pyetjen Edi Ramës, a do e kalosh apo jo Atlantikun, në një kohë kur ai … e keni marrë vesh, po i përgatit Lubisë arratisjen.
Po i përgatit absolutisht Lubisë largimin në një shtet tjetër. Këtë e kam nga burime të mirëinformuara.
Janë burime të mirëinformuara!

-Pse po e përgatit? Çfarë po ndodh?

Sali Berisha: Sepse mendon se mos po i sjellin ndonjë fletë-arresti tjetër nga SPAK-u dhe ajo të gdhihet në një shtet tjetër, diku tjetër.
Po ky është vetëm një informim, e kam nga burime të besueshme. E them këtu, po ua them këtu, nga burime të besueshme.
Nuk them dot 100% e vërteta se… po por burime që në të vërtetë janë burime të besueshme, janë serioze.
A po e përgatit dhe për vete ai këtë? Ju garantoj që edhe mbrapa diellit po të shkojë, do vijë këtu të japë llogari për krimet që ka kryer.

About Redaksia

Check Also

Meta do të thërrasë si dëshmitar McGonigal

Një ditë pasi SPAK kërkoi në GJKKO thirrjen e rreth 100 dëshmitarëve në procesin ndaj Ilir Metës, mes tyre …