Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Sot mbahet dita e 16 të protestës qytetare ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Me thirrjet masive “Rama jepe dorëheqjen”, qytetarët pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej” janë nisur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë.

Qytetarët kanë nisur artikulimin e problematikave që i kanë detyruar të protestojnë, tanimë prej 16 ditësh, një protestë që është shtrirë përtej kufijve shqiptarë.

Qindra shqiptarë nga diaspora kanë zgjedhur të protestojnë në qytete e kryeqytete evropiane, ku kërkojnë largimin e qeverisë.

About Redaksia

Check Also

Rama jep dorëheqje/ Gjithë shqiptarët në çdo cep të globit u bënë bashkë!

Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në sheshin “Skënderbej” duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama. Me pankarta …