Dorëheqje!/ I zhgënjyeri i vërtetë është Rama që nuk po e zbeh dot protestën!

Një protestues mori fjalën dhe iu përgjigj kryeministrit Rama, i cili u shpreh se protesta tashmë është kthyer në zhgënjim.

Ai tha se i zhgënjyeri i vërtetë është Rama që nuk po zbeh dot protestën.

Protestuesi: I zhgënjyeri i vërtetë është Rama që nuk po e zbeh dot protestën. Keqardhje nuk ndjejë marshimin. Ne ndjejmë keqardhje ku janë inxhinierët që do ndërtojnë Shqipërinë që këta shkatërruan. Ku janë mjekët që do mjekojnë plagët që këta plagosën?  Përfituesja kryesore qenka qeveria. Si pjesë e çiltër e protestës kemi një mësim për ty zoti Edi Rama: Dorëheqje!

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Shërbimi Informativ në skemën e manipulimit të votimit elektronik

Në konference me gazetaret Berisha ngriti akuza për manipulim të numërimit elektronik, duke pretenduar se …