Robert Aliaj Dragot: Këtu nuk ka ministra! Këtu ka një arrogant që flet për të gjithë!

Artisti Robert Aliaj Dragot ka folur gjatë protestës qytetare që po zhvillohet prej 17 ditësh para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. AI ka shprehur mbështetje për protestuesit dhe duke lëshuar kritika të forta ndaj institucioneve dhe qeverisë Rama.

Ai deklaroi se, sipas tij, problemet e arsimit dhe sistemit publik mbeten të njëjta dhe nuk janë zgjidhur ndër vite. Aliaj u bëri thirrje institucioneve publike dhe akademike që të marrin përgjegjësi dhe të reagojnë ndaj situatës.

Duke folur për klimën politike, ai kritikoi ashpër arrogancën e pushtetit dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve.

“Unë jam shumë, shumë i gëzuar që jam këtu sot, sepse është dita e 17-të… Dhe çfarë mua më habit, më habit pak kjo plogështi. Sepse në 2018-ën unë me Galën kemi qenë në protestën e studentëve dhe kemi mbështetur me zemër dhe kemi luftuar.

Ne nuk ia dolëm. Ne nuk ia dolëm me studentët sepse na i shkatërruan, na i shkatërruan të gjitha anët, të gjitha interesat e tjera që po dalin, dhe janë të njëjtat probleme që dalin dhe sot.

Dhe kjo histori po përsëritet! Dhe ne nuk po marrim vesh se kjo gjë nuk duhet të përsëritet më dhe kjo duhet të mbarojë, të mbarojë këtu!

Unë i bëj thirrje të gjitha institucioneve, publike apo private, në veçanti ato publike, që kanë përgjegjësi për detyrën që kanë. Që nga universitetet, akademia, dhe të gjithë me radhë duhet të vijnë këtu të shprehen. Ajo që tha vajza pak më parë, që një qeveri që nuk mbështet interesat e prindërve tuaj, është armiku juaj, është shumë e vërtetë! Ne nuk duhet të lejojmë arrogancën.

Arrogancën sikur ky vend i përket një padroni dhe do bëjë siç do ai. Ne nuk mund të lejojmë një lider i cili ushqen veten me fjalë boshe për përfaqësuesit e shtetit të vet.

Këtu nuk ka ministra! Këtu ka një burrë që flet për të gjithë dhe kjo nuk është demokraci. Unë i bëj thirrje edhe këtyre përfaqësuesve të shtetit, këtyre njerëzve të zgjedhur nga ju, këtyre ministrave, që nuk kanë, nuk kanë koqe, nuk kanë b…e!

Të dalin e të mbrojnë, jo vetëm detyrën dhe përgjegjësitë që kanë marrë, por dhe dinjitetin personal! Se po të isha unë ministër, nuk do lejoja të më shante kryeministri njerëzit e mi të afërm!

Sepse kjo është një precedent shumë i keq. Partia Socialiste, nga një parti që po konvertohet si Partia e Punës, duke adhuruar një lider i cili të injoron, duke mos të dhënë fjalën për detyrën që ke edhe përgjegjësitë që ke.

Është detyrim të dalësh e të flasësh, dhe këtë detyrim e ka edhe kryeministri”, u shpreh Robert Aliaj Dragot gjatë fjalës së tij.

About Redaksia

Check Also

Protestuesit rrethojnë Ramën në Berlin/ “Jep dorëheqjen”!

Teksa mendoi se i shpëtoi thirrjeve kundër tij, ku i kërkohet nga populli të japë …